Shqiptaret të “lehtë” para ndërkombëtarëve

0
493

Partitë shqiptare dhe gjith Klasa Poltike Shqiptare nuk janë imun ndaj ndikimit të ndërkombëtarëve, kjo për çështje të caktuara. Por kjo dukuri nuk është evidente tek Serbet apo Maqedonet por as Malazezet, pavarsisht se cilat parti jan në Pushtet, ato veprojn në kordinim me njera tjetren kur esht në pyetje interesi Kombtar i shtetit të tyre (apelet e ndërkombëtarëve si dëgjojn por dhe si përfillin dhe në shume raste i bojkotojn që i bën Ndërkombtaret të jene të kujdesëshem me Politiken e Serbomalazezve dhe Sllavomaqedoneve).

Në një vijë me këtë janë edhe ekspertët vendorë të cilët pohojnë se te Qeveria dhe subjektet shqiptare mungon opinion i vërtetë. Deri tani ska ndodhur që Qeveria Serbe apo ajo Maqedone të bëjë kompromise edhe krahas presioneve të të huajve, siç janë çështja e Veriut të Kosovës, shperberja e Strukturave Paralele dhe ndihma që japet haptas nga MUP-i Serb tek keto Struktura Kriminale në Veriun e Kosovës apo dhe në Maqedoni zgjidja e emrit, integrimet, zvarritjet me Marveshjen e Ohrit-t, derisa shqiptaret si në Shqipri, Kosovë apo Maqedoni dhe ata në Luginën e Preshevës apo Mal i Zi leht leshojn pe,  qoftë Sali Berisha apo Krytari i Opozitës Edi Rama apo edhe ata në Maqedoni BDI e Ali Ahmetit apo PDSH e Menduh Thaqit si dhe RDK e Rufi Osmanit, e njejta gjendje esht me Partit e Luftës në Kosovë, PDK e Hashim Thaqit dhe AAK e Ramush Haradinaj, të gjith para Nderkombtarve jan të ndegjueshem dhe te gatshem të miratojn qdo gje që u vjen përpara, shpesh ndodh të lene përshtypje se po bejn gara se cilet jan më te përkushtuar dhe servil ndaj Bashksisë nderkombtare.

“Sa i përket problemeve shqiptare faktori ndërkombëtar nuk është aq i bindur dhe nuk ka opinion në të vërtetë për atë se çka kërkojnë shqiptarët, për arsye se partitë shqiptare nuk pozicionohen ashtu si duhet, pasi që gjithmonë është njëra ajo që amortizon e tjetra që kërkon. Faktori ndërkombëtar të gjitha problemet në në Kosovë i zgjedh ashtu siq kerkon në proporcion me kërkesat e interesave të tyre Strategjike në Ballkan kurse ato në Maqedoni i zgjedh nëpërmjet maqedonasve për arsye se ata sillen si bartës të sovranitetit shtetëror.

Presioni i faktorit ndërkombëtar tek Shqiptaret pavarsisht në Shqipri, Kosovë apo në Maqedoni është gjithmonë i njeanshem apo dhe i nevojshëm në një mënyrë ose në mënyrë tjetër për arsye se kjo klasë politike Shqiptare është specializuar për krijim të problemeve dhe tensioneve dhe jot ë zgjidhjeve.

Është fakt se te partitë shqiptare presioni Politikë nuk është orientuar aq shumë dhe nuk kemi raste ku aq shumë të zvarritet ndonjë proces pasi që partitë shqiptare, “shumë shpejt i akceptojnë rekomandimet dhe nuk paraqitet nevoja e intervenimit të faktorit ndërkombëtar”, kemi rastin e Protestave të 21 Janarit 2011 në Tirane, vetem u thirr Edi Rama në Zyrat e Ambasadorve të EU-s dhe asaj të SHBA-s dhe Edi Rama ndali Protestat edhe pse Demostratat ishin legjitime dhe në mbrojtje të votës së vjedhur dhe manipulimit të rezultatit zgjedhor që bente Sali Berisha.

Në Kosovë kemi rastin e Intervenimit të Policisë së Kosovës në veriun e Kosovës, pas nje fishkllime të Bashksis Nderkombtare, Qeveria e Hashim Thaqit u detyrua ti terheq Policin nga Kufiri me Serbin dhe te filloj Dialogun me serbin edhe pse ky Dialog esht në Interest ë serbis dhe Kosovës si sjell asgje të dobishme.

Poashtu dhe në Luginën e Preshevës Shqiptaret sjan në Pozitë më të mire se ata në maqedoni apo Mal të Zi, esht e njejta Bashksi Nderkombtare që Serbve në Kosovë u ofron elemente të Shtesis, si Policin e tyre lokale, Gjuhen e tyre serbe si gjuhe zyrtare në tere teritorin e Kosovës dhe Sistemin e Arsimit të njejt me ate të serbis dhe sistem Soacial te Integruar me serbin, kurse Shqiptarve në Luginën e Preshevës dhe atyre në Mal të Zi, asnje element të Identitetit Kombtar ska arritur tua siguroj që nga përfundimi i Luftës 1999.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu