“Shqiptarët të ndikuar nga islamizmi, iu bashkohen ekstremistëve të Sirisë”

0
610

Në muajt e fundit, “Bota Shqiptare”, e cila përbëhet nga pesë shtete fqinje, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, ka qenë gjithnjë e më e interesuar mbi atë se çfarë ndodh në Siri dhe polemikën nëse shqiptarët duhet të luftojnë atje.

Kjo përkon me rritjen e islamizmit në politikë, që në javët e fundit e ka shprehur vetveten në mënyrën e paprecedentë me daljen e partisë së parë islamike e regjistruar zyrtarisht: Lëvizja e Bashkuar Islamike (LISBA), shkruan “Al Monitor”.

Ajo kryesohet nga Arsim Krasniqi, e përkrahur nga Sheikh Shaukat Krasniqit dhe një ish-oficer i ushtrisë jugosllave, Fuad Ramiqi. Qëllimi për të ndryshuar Kushtetutën laike e Kosovës, nuk është sekret. Kjo do të “mbrojë identitetin islam të shqiptarëve të Kosovës, të cilët përbëjnë 95% të popullsisë.”

Nuk ka kaluar shumë kohë kur fakti është denoncuar nga “Koha Ditore”, dhe gazeta “Shekulli”, shkruan “Al Monitor” për  faktin e të rinjve shqiptarë, që të ndikuar nga islamizimi shkojë të luftojnë në radhët e grupeve islamike në Siri.. Çështja doli në nëntor të vitit 2012, kur Naaman Damoli vdiq në Siri.

Në 13 mars 2013 çështje u rikthye përsëri, kur një 22-vjeçar, Mohammed Koprona u bë shtetasi i 10-të shqiptar që ndërroi jetë në luftë në Siri. Ky rast ishte unik sepse djali emigroi me familjen e tij nga Kosova në Suedi, ku u rit në një mjedis liberal europianë. Papritmas ai ra nën ndikimin e islamizmit radikal, dhe vendosi t’i shtohej shumë shqiptarëve që luftojnë atje, raporton “Al Monitor”.

Publikimi i këtij lajmi u kritikuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij kjo ngjarje duhet të ishte kaluar në heshtje, pasi ndikon tek të rinjtë.

Në 13 prill 2013 gazeta “Shekulli” raportoi mbi çështjen duke u mbështetur në burime të sigurisë kosovare. “Shumë qytetarë të Kosovës udhëtojnë në Siri për t’u bashkuar me rebelët sirianë në luftën kundër regjimit të Asadit”-, citon “Shekull-in”,  “Al Monitor”.

Shumë vëzhgues vendorë fajësojnë partinë LISBA, se ka qenë e përfshirë në zhvillimet e Sirisë. Kreu i LISBA-së mohon akuzat se rekruton luftëtarë, me argumentin se luftëtarët kanë shkuar në Siri jo në grup por individualisht. “Por unë i mbështes”, thotë Arsim Krasniqi “ata që shkojnë të luftojnë kundër regjimit të Asadit.”

/Shekulli Online/Përgatiti:E.Sh/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu