Shqiptarëve u kërkohet të mos lindin, për serbët ndahen nga 200 euro

0
646

Lindjet e bebave

Deklarata e ministrit të Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci se nuk është mirë që me një rrogë 300 Euro një familje të ketë 7 fëmijë, ka nxitur reagim nga analistëve dhe ekonomistëve në vend.

Vlen të theksohet se Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qyetetarëve që të reduktojnë lindjet, në një komunë me shumicë serbe lindja e fëmijëve nxitet me para të buxhetit të Kosovës.

Kësisoj, në Ranilluk, për çdo fëmijë të lindur ata ndajnë nga 200 euro deri në ditën kur të fillojnë shkollën.

Socilogu, Ibrahim Berisha, e krahason deklaratën e Stavilecit me kërkesat e zyrtarëve të ish sistemit jugosllav për shfarosjen e shqiptarëve duke ua ulur natalitetin.

“Akademik Macura, demografi shovensit serb, këtë pyetje e ka bërë që nga vitet ’70-të të shek. XX. Edhe më  herët e kanë  bërë parardhësit e tij. Kjo pyetje është bërë nga regjimi serb dhe janë marrë masa kufizuese-heqje nga shtesat fëmijnore të shqiptarëve të varfër dhe të papunë. Është sharë dhe fyer gruaja  shqiptare “makinë e lindjes”. Shesheli ka propozuar edhe kastrimin…”, shkruan Berisha duke pyetur pse pikërisht flitet për numrin 7.

Një porosi ndryshe nga qeveritarët e Kosovës, e ka dhënë në vizitën e fundit të tijë në Kosovë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç. Ai u kërkoi serbëve të Kosovës të lindin sa më shumë fëmijë.

“Më së shumti fëmijë serb lindin në Kosovë dhe kjo duhet të vazhdojë dhe të mos ndalet me asnjë kusht. Rroftë Serbia”, tha Vuçiç teksa inaguroi një spital gjinekologjik në Pasjan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu