SHQIPTARI I HEKURT

0
890

Të nderuar të pranishëm,para se të fillojmë,ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Lavdi!

Të nderuar pjestarë të familjës së Heroit të Kombit Rexhep Malaj,i nderuar vëllau i Heroit të Kombit Rexhep Malaj,z. Hasan Malaj,e nderuar bashkëshortja e Heroit të Kombit Rexhep Malaj,znj. Hanife Malaj, e nderuara vajza e Heroit të Kombit Rexhep Malaj, znj. Fitore Malaj!

Të nderuar  pjestarë të familjeve të  Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

I nderuar Axha Rexhep,i nderuar Axha Osman,i nderuar Baca Shaip, i nderuar pjestarë i familjes Lladrovci,Gjeneral Ramiz Lladrovci!

I nderuar ish-Komandanti i ZOK-ut të UÇK-së Ahmet Isufi!

I nderuar udhëheqësi i popullit shqiptar në Maqedoni z. Ali Ahmeti,i nderuar zv.Kryeministër I Maqedonisë z. Musa Xhaferi!

Të nderuar deputet të parlamentit të Kosovës dhe të Maqedonisë,anëtar të kabinetit qeveritarë,kryetar i komunës së Gjilanit z. Qemajl Mustafa dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale!

I nderuar vëlla nga Amerika,z. Xhevat Kraja!

I nderuar Kolonel Ndue Dodaj dhe vëllezër tjerë nga Shqipëria,Maqedonia dhe Kosova Lindore!

Të dashur shokë ,bashkveprimtarë e bashkëvuajtës nëpër burgjet e ish-jugosllavisë të Heroit të Kombit Rexhep Malaj,Rafi Halili,Ilmi Ramadani,Shefket Hoxha,Hydajet Hyseni,Agim Sylejmani,Fazli Avdullahu etj.!

Zonja dhe zotrinj!

Sot jemi tubuar të nderojmë një ngjarje shumë të jashtëzakonshme,jemi ardhur këtu të marrim pjesë në zbulimin e pllakës të Komandës së Shtabit të  Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,për nderë të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë,e cila do të jetë edhe një dëshmi më shumë në nderimin e pafund që kemi pasur,kemi, e do të kemi gjithmonë për shqiptarin e hekurt,udhëheqësin liridashës dhe ilegalin famëmadh,çelikun e qëndresës nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë,të papërsëritshmin dhe të pavdekshmin,Heroin e Kombit Rexhep Malaj!

Sot jemi në shtëpinë e Heroit të Kombit Rexhep Malaj,dhe nuk ka mundësi që të mos na kalojnë të rrënqethura trupit e të mos na rrahë zemra me shpejt e më fort,sepse jemi duke qëndruar në hapsirën ku Heroi imadh iKombit tonë,ka kaluar një pjesë të jetës së tij.

Këtu në këtë shtëpi  është rritur dhe  ka jetuar, ka ecur nëpër këtë oborr,ka hyrë në portën e madhe dhe nëpër këto shkallë me hapin e Tij të vendosur, ka hyrë në shtëpinë tanimë të shenjtë e historike!

Këtu në këtë shtëpi,ka qendruar për netë të tëra pa gjumë,ka hedhur bazat për themelimin e Partisë së Luftës të Kosovës,këtu ka  përpunuar platformën për të zgjeruar radhët e organizuara të veprimit politik ilegalpatriotik, dhe ka projektuar të ardhmën e pavarur të Kosovës së lire dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.

Këtu në këtë shtëpi, ka pritur e ka përcjellur numër të pafund shkokësh atdhetarë,të cilët përfunduan Heronj e Dëshmorë të Kombit, shokë të cilët u denuan me vite të shumta në proceset gjyqësore antishqiptare dhe vuajtën vite të shumta nëpër burgjet e ish – jugosllavisë,por edhe shokë që   u bënë udhëheqës të mëdhenj, luftëtarë të denjë dhe komandant të guximshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ushtrive çlirimtare në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni.

Motra dhe vëllezër!

Kjo shtëpi në të cilën ka jetuar Heroi i Kombit,i madhi Rexhep Malaj,ka një histori të lavdishme.

Këtu gjatë kohës sa Rexhep Malaj vuante nëpër  burgjet e ish-Jugosllavisë,babai i Heroit,Axha Mehmet Malaj,jetonte një jetë tërësisht origjinale prej shqiptari me kokën lartë dhe që nuk dorëzohej përpara asnjë presioni që i vinte nga UDB-a,të cilat ishin të shumta. Ai plak i menqur,trim,bujarë e mikëpritës,na ka pritur e na ka nderuar si asnjë prind tjetër.

Këtu në këtë shtëpi të veçantë, kushdo që ka ardhur për shkak të obligimit atdhetar,politik dhe organizativ,por edhe për shkak  të rrespektit të pakufishëm për Heroin e Kombit Rexhep Malaj,e që është takuar me Axhen Mehmet,iu ka rritur dashuria ndaj Atdheut,i është rritur besimi në fitore, i është ngritur morali luftarak dhe,përfundimisht ka dalur nga këtu shqiptarë edhe më i madh se sa ka hyrë.

Pjestarët e familjës që kanë jetuar në këtë shtëpi,dhe ata që kanë ardhur në jetë,pa përjashtim ishin në shërbim të frontit kombëtar të luftës për çlirim,të gjithë na kanë pritur e na kanë përcjellur me rrespekt e dashuri,na kanë dhënë frymëzim shtesë,për të mos u ndalur për asnjë çast në rrugën e Udhëheqësit, Heroit të Kombit  Rexhep Malaj.

Kur kemi ardhur këtu,babai i Heroit të Kombit Rexhep Malaj,Axha Mehmet,përpos mikpritjes së madhe dhe të ngrohtë që na e ofronte,nëse na vërente se nuk kishim ngrënë bukë,nuk na lëshonte pa na e shtruar sofrën. Dhe kur dilnim nga kjo shtëpi e madhe shqiptare,nuk mund t’i ndalnim lotët,sepse ndesheshim me një burrë të fortë,të vjetër e me një shqiptar tipik si në legjenda dhe, komentonim mes vete ne shokët e rinjë që vepronim në lëvizjen politike ilegale: shihe se çfarë burri është Axha Mehmet,po Rexhep Malaj,po Ai nuk ka qenë rastësisht aq i madh e aq i lavdishëm,vinim në përfundim,ne shokët e gjeneratës së re!

Në këtë shtëpi historike shqiptare gjithëçka ka funksionuar perfekt. Pas Heroit të Kombit Rexhep Malaj,plakut bujarë Axhës Mehmet dhe veprimtarit të devotshëm Hasan Malaj,kanë qenë dy gra të mëdha shqiptare,zonjat e nderuara bashkëshortja e Hasan Malajt Rexhie Malaj, dhe Shoqja e bashkëshortja e Heroit të Kombit Rexhep Malaj,Hanife Malaj,të cilat zënë vend të rëndësishëm në historinë me plot lavdi të kësaj shtëpie të shenjtë me histori për kombin dhe të luftës për liri.

Dua të sjellë në kujtesë për të gjithë të pranishmit, se në këtë shtëpi të madhe shqiptare,ishte një korrnizë gjigante me portretin e madh të Heroit Kombëtar Mic Sokoli,e cila ishte dhuratë për Axhen Mehmet nga shokët Xhevat Qerimi dhe Ismet Sylejmani,të cilën këtu e ka sjellur veprimtari i njohur i çështjes kombëtare Irfan Musmurati. E përmenda këtë,sepse dëshironim që duke e parë familja pandërprerë atë portret me pamje të sakrificës sublime të heroit kombëtar,ta ndjenin se edhe Rexhep Malaj ishte Mic Sokoli modern i luftës kundër ish-jugosllavisë. Axha Mehmet na bëri nderë,atë korrnizë e vendosi në ballë të dhomës ku rrinte me familje çdo ditë,dhe ajo edhe sot është këtu dikund në këtë shtëpi!

 

Të nderuar të parnishëm!

Kjo shtëpi që ka përjetuar tmerret e dhunës shtetërore të pushtuesve serb dhe aparatit shtetëror shtypës të tradhëtarëve shqiptar, e që kurrë nuk është lënë pa zot nga pjestarët e saj,meriton të radhitet përkrah kullës me nam të Komandantit Legjendar të UÇK-se Adem Jashari,sepse edhe kjo është simbol i qëndresës ilegale  në Kosovë e vise, para fillimit të luftës së armatosur çlirimtare.

Këtu në këtë shtëpi kemi ardhur çdo here,për të dëshmuar edhe para pushtuesve e tradhëtarëve se kjo është shtëpia e popullit shqiptar,është shtëpia veprimtarëve liridashës është e ushtarëve çlirimtarë!

Është fakt historik se pas kalimit në ilegalitet luftarak të Heroit të Kombit Rexhep Malaj,vetëm kjo shtëpi e vetmja në Kosovë,ka jetuar rrethimin me të gjatë policorë,duke shpresuar se mos po arrijnë ta zënë të gjallë Heroin,kur vinte në vizitëte familja,këtu  në shtëpinë  e Tij.

Këtu në këtë shtëpi gjithmonë është jetuar në gjendje shtetërrethmi, në pritje të arrestimeve që kishin për qëllim futjen e frigës dhe tmerrit.

UDB-a me njësitë e saj speciale,e mbanin 24 orë nën vëzhgim,është jetuar jeta në këtë shtëpi me shumë vështirësi,që sado të flasim e të shkruajmë,nuk do të arrijmë t’i shpjegojmë dot,është jetuar në gojë të ujkut.

Skutat e lagjës dhe vendet e fshehura këtu për rreth,po të kishin gojë,do të na tmerronin se sa shumë udbash serb e tradhëtar shqiptarë,e kanë mbajtur nën mbikqyrje shtëpinë e Lirisë,vendin ku ka jetuar dhe është rritur gjerdani i artë në ballin dhe gjoksin e Atdheut,Heroi i Kombit Rexhep Malaj.

Unë me këtë rast sot propozoj dhe kërkoj nga sheti ynë i Kosovës dhe drejtuesit e Tij të të gjitha instancave, që kjo këtu në Gjilan, shtëpia e Heroit të Kombit Rexhep Malaj me kaq shumë vlera kombëtare të shpallet muze dhe villë shteti,dhe familjes t’i  kompensohet,kurse shtëpia tjetër atje në Prishtinë në Kodrën e Trimave, që është pronë e një qytetari,ku janë vrarë duke luftuar,si luaj Heronjtë e Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha,me vendim shteti, t’i blehet këtij qytetari,dhe të ndërtohet monumenti madhështor në nderim të pararëndësve, Heronjëve të Kombit  Afrim Zhitia e FahriFazliu,Adem Jashari e Fehmi Lladrovci e shumë të tjerëve që nuk u dorëzuan të gjallë,por vdiqën me heroizëm biblik duke luftuar me armë në duar,përballë forcave  të mëdha  policore dhe ushtrisë pushtuese serbe!

Këto ishin disa nga të dhëna të  pakta,për vlerën e madhe që ka kjo shtëpi qerdhe lirie,të cilat na dhanë të drejtën absolute që të propozonim që këtu në nderim të Heroit të Kombit Rexhep Malaj,të jetës dhe veprës së tij heroike,të vendosej Komanda e Shtabit të ZOK-ut të UÇK-se.

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

 

Gjilan,26 Nëntor 2012

 

Ismet Sylejmani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu