Shqiptari kërkon fëmijët e humbur, i kan shkuar në SIRI – ISIS! (Foto)

1
1257

Halit Loxha

Një Shqiptar nga Kosova i cili jeton dhe punon në Zvicer, në Zurich, po kërkon djalin dhe vajzën e tij në Adana të Turqisë, për të cilët ka 3 ditë që nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre.
Sipas informacioni të marrë, Halit Loxha, 47 vjeç, i cili jeton në Zurih të Zvicrës ka bërë një denoncim në polici pas mos ardhjes në shtëpi më 19 dhjetor, të vajzës së tij 18 vjeçare Edites dhe djalit të tij 16 vjeçar Visarit. Policia e Zyrihut, duke u përqendruar në mundësinë e pjesëmarrjes në ISIL të fëmijëve, ka raportuar këtë rast në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e Interpolit pasi kanë marrë në ndjekje celularët e fëmijëve dhe pas lokalizimit të sinjalit në Adana, babai Loxha ka shkuar në Adana dhe i ka dhënë informacion policisë se fëmijët e tij mund të ndodhen aty.
Loxha pasi ka arritur në Degën e Byrosë së Fëmijëve të humbur ka dhënë informacion në lidhje me fëmijët e tij.

Babai Loxha pas procedurave iu është drejtuar gazetarëve dhe me sytë e përlotur ai iu ka treguar mediave fotografitë e fëmijëve. Loxha i cili punon si sanitar në një kompani në Zurih ka theksuar se fëmijët e tij asnjëherë më parë nuk janë larguar nga shtëpia.
Loxha është shprehur se ka ardhur në qytetin Adana pasi sinjali celular ka treguar se fëmijët kanë vajtur nga Evropa për në Stamboll me aeroplan dhe më pas ata janë lokalizuar në Adana.

Babai i 4 fëmijëve Loxha me lot në sy kërkon “ndihmë” dhe shprehet se “jam këtu për 2 fëmijët e mi”.

“Fëmijët që prej 2 vitesh shkonin në një xhami, ku kisha dëgjuar se ata që shkojnë në atë xhami ishin persona që merrnin pjesë në ISIS. Më parë kanë ardhur në Stamboll, nga këtu mund të kenë shkuar në Siri. Vajza 3-4 muaj më parë filloi të mbulohet me shami. Nuk di asgjë për ISIL, por fëmijët e mi mund të jenë përfshirë në ISIL”, tha Loxha.

Halit Loxha 1

Halit Loxha, femijet

Halit Loxha, Djali

1 Koment

  1. I nderuari Redaksion

    Unë jam Halit Loxha nga Zvicra dhe kam një lutje për juve.
    Në Portalin juaj jan disa Artikujt të lidhur me Emrin tem dhe te Familes tem.
    Për shkak tyre kem pengesa të shumta dhe ju kisha lut që ti largoni nga portali juaj.
    Kam Kontaktuar edhe Redaksione tjera dhe i kan larguar nga portalet. Ju faleminderoj për mirekuptim.

    Me nderime Halit Loxha
    0041799447291

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu