Shqiptari që e ndihmon Serbinë në veriun e Kosovës

0
904

Një studim i gazetarëve të B92 për përdorimin e mjeteve të shtetit serb në Kosovë, nxjerr në pah shumë gjera interesante. Si vijnë mjetet nga Serbia, si blihen shtëpitë e shqiptarëve në veri dhe shumë e shumë gjera tjera.

Sipas studimeve, miliona euro përdoren nga Serbia në Kosovë, të cilat në emër të ndihmës për serbët pa strehë, keqpërdoren nga politikanët lokalë, transmeton B92.

Emisioni ”Insajder” B92 i shpalos të gjitha, që nga Nebojsha Çoviqi, ish-kryetar i Këshillit Koordinues për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e deri te shqiptari Idriz Shijaku, i cili ishte i përfshirë si ndërmjetësues për të bind shqiptarët të shesin shtëpitë në pjesën veriore të Kosovës.

Idriz Shijaku, ndër të tjera për gazetarët e B92 thotë: Myslimanët (boshnjakët) i kam bindur më lehtë për t’i shitur shtëpitë e tyre, ndërsa me shqiptarët kam pasur problem. Unë është dashur që të shes edhe shtëpinë time në mënyrë që t’i bind shqiptarët e tjerë si të veprojnë”.

Idriz Shijaku, i cili ishte ndërmejtësues mes shqiptarëve shitës dhe shtetit serb si blerës, merrte 3% të çmimit si komision.

Në lidhje me këtë skandal, priten arrestime në Serbi. Ish-koordinatori për Kosovën dhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviq, pritet të arrestohet për shpërdorim të fondeve, raportojnë mediat e Beogradit.

Këto paralajmërime ai i konsideron kërcënime, pas të cilave fshihen ata që kanë vjedhur para në Kosovë.Siç shkruan “Kurir” i Beogradit, Çoviq që para një viti hetohej për shpërdorim të 459 milionë dinarëve të dedikuar për ndërtimin e shtëpive të serbëve në Mitrovicë. /Presheva/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu