Shtëpia ku jeton Shpendi është e vëllait të tij

0
464

Ahmeti

Agjencia kundër Korrupsionit njofton opinionin publik se zyrtari i lartë, kryetari i komun ës së Prishtinës Shpend Ahmeti nuk ka bërë deklarim të rrejshëm në formularin e deklarimit të pasurisë së tij. Gjatë realizimit të misionit te saj, Agjencia verifikon të gjitha dyshimet që kanë te bëjnë me deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe në momentin që ka dëshmi ato i adreson tek institucionet kompetente për sundimin e rendit dhe ligjit.

Kësisoj, më 17 dhjetor 2014 në njërën nga mediat e Kosovës është publikuar një shkrim në lidhje me dyshimin se zyrtari i lartë Shpend Ahmeti jeton në një shtëpi te cilën nuk e ka deklaruar në formularin për deklarimin e pasurisë. Ndërkohë Agjencia me prioritet ka filluar trajtimin e këtij rasti duke kontaktuar zyrtarin për të marr deklaratën sqaruese, dhe ka kërkuar nga ai edhe dëshmi si fletën posedues, parakontratën si dhe faturat e pagesës.

“I gjithë ky dokumentacion është trajtuar dhe ne bazë edhe të të dhënave tjera shtesë të marra nga institucionet tjera bashkëpunuese Agjencia sqaron se: “Shtëpia në të cilën përkohësisht banon z. Shpend Ahmeti dhe që është pretenduar se nuk është deklaruar, – në fakt është pronë e një personi tjetër ( vëllait të Shpend Ahmetit). Kjo për faktin se ekziston kontrata valide, fleta poseduese dhe dëshmitë e transaksioneve financiare si dhe fakte tjera që shtëpia në fjalë nuk është pronë e zyrtarit të lartë publik””, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Siç dihet bazuar në Ligjim për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë, zyrtari i lartë nuk ka për obligim të deklaron pasurinë e vëllait. Dhe si rrjedhojë Agjencia e mbyll rastin me përfundimin se nuk ka elemente jo ligjore dhe për më tej nuk ka deklarim te rrejshëm të pasurisë.

Agjencia kundër korrupsionit Inkurajojnë mediat dhe gjithë publikun që të bashkëpunojë me Agjencinë duke na informuar për çdo dyshim në lidhje me mosrespektimin e legjislacionit ne fuqi. Agjencia siguron publikun se do të reagon shpejte dhe me efikasitet në të gjitha rastet kur ka elemente joligjore që lidhen me misionin e Agjencisë.

shpia-e-shpendit-4

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu