Shtetasit e Kosovës përjashtohen nga shtetësia e Shqipërisë

0
798

Tiranë, 3 korrik  – Vendimi më i fundit i qeverisë ka të bëjë me dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkomasit që jetojnë në hapësirën Shengen. Prej këtij procesi përjashtohet Kosova. Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se shqiptarët e Kosovës janë banorë të një shteti të pavarur.

“Qeveria miraton sot aktin për nisjen e procedurave për fitimin e shtetësisë për personat me origjinë shqiptare. Të drejtën për të aplikuar për shtetësinë shqiptare do ta kenë shqiptarët, në të gjitha vendet e tjera, përveç qytetareve të Republikës së Kosovës. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, sepse është interesi i tyre jetik dhe i Kosovës që problemin e vizave me BE-në ta zgjidhë në mënyrën më procedurore në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli që vendos për lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit, transmeton AS.  Ky vendim është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Shengenit, në hapësirën me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë”, tha kryeministri.

Aplikimet për ata që dëshirojnë nënshtetësinë do të nisin në 1 gusht, që përkon edhe me rritjen e fluksit të emigrantëve për pushime në atdhe.

 

P.S. Dukët që Kryminstri i Shqiperis në largim, Sali Berisha gjith at blof që beri për Bashkimin e Shqiptarve në Shkup sebashku me Hashim Thaqin dhe Ali Ahmetin e ka bere vetem për fushaten zgjedhore që kaloj ditët që shkuan, të thuash që Shqiptaret.

Të thush se rruga dhe udhrrefyesi për Shqiptaret e Kosovës duhet të jte Brukseli dhe jo Tirana, esht Idiotizem dhe Antikombtare, Shqiptaret duhet njeher e përgjithmon të krijoin Politika që u shkojn përshtati qëllimeve Kombtare andej dhe kendej Kufirit dhe shume gjera me Brukselin duhet te jene vetem diplomatike dhe juridike dhe në shume raste vetem formalizem.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu