Shteti hesht për dyshimet se një kompani serbe është pjesë e licencës së re të arkave fiskale

0
723

lidhja-e-naftes_KJO

Një kompani për shitjen e arkave fiskale e lidhur ngushtë me Administratën tatimore të Kosovës (ATK) dhe me drejtuesit e sektorit të naftës është në proces licencimi.
Express ka shkruar ditë më në lidhje me kompaninë “Service Global EU” dhe lidhjet e saj në proces licencimi, biznes ky që është i mbushur me konflikte të interesit që prekin ATK’,në, Ministrinë e Financave e kreun e naftëtarëve, një zyrtarë i LDK’së në pushtet.

Dyshohet se tash se kjo kompani ka lidhje edhe me një biznes nga Republika e Serbisë. Sipas këtyre informacioneve, kompania serbe me bazë në Nish do të bëjë punën teknike dhe “softuerët” për kompaninë “Service Global EU”.

Express ka pritur për disa ditë përgjigje në lidhje me këto informacione nag Ministria e Financave dhe ATK’ja, por këto dy institucione ende nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës.

Express raportoi se naftëtarët kosovarë, sekretoi multimilionësh, i cili ka refuzuar në vazhdimësi instalimin e arkave fiskale, më në fund duket e ka gjetur një mënyrë për ta ‘fiskalizuar vetën’.

Në procesin e licencimit të kompanive të reja për arka fiskale në Kosovë, në ministrinë e Financave që drejtohet nga Avdullah Hoti i LDK’së, është edhe kompania “Service Global EU”.

Shikimi i lidhjeve të kësaj kompanie që nga fillimi i aplikimit në Laboratorine Fakultetit Teknik, aty ku bëhet certifikimi teknik i pajisjeve para se të dalin në treg, zbulon një sërë konfliktesh ligjore e morale të interesit.

Siç ka mëshuar Express nga burime të veta, në procesverbalin e konsultave të kuaj kompanie në Laboratorin e Fakulteiti Teknik, ndër të tjera ishte edhe Albert Hajrizaj, një menaxher në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) ne sektorin e IT, agjenci kjo e Ministrisë së Financave që operon drejtpërsëdrejti me arkat fiskale.

Në këtë takim njoftues në Laboratorin në fjalë, ishte edhe Kryetari i naftëtarëve kosovarë, Fadil Brjani, por edhe , Ardian Muqkurtaj, një pronar i biznesit “Infotech”, në të cilin biznes pronarë i dytë është edhe gruaja e Albert Hajrizaj, Gongje Hajrizaj.

Për këtë konflikt potencial të interesit në ATK nuk kanë komentuar drejtpërsëdrejti nëse ka konflikt interesi, por kanë thënë që do ta shmangin atë nëse ekziston.

“Lidhur me çështjen e konfliktit të interesit për marrje pjesë në procesin e fiskalizimit nga ana e naftëtarëve, ajo që është në përgjegjësi dhe në kompetencë të ATK-së dhe organi kompetent për licencimin dhe certifikimin do të bazohet në rregullativen ligjore për tu shmangur çdo konflikt interesi, në harmoni të plotë me dispozitat ligjore”, thuhet në përgjigjet e ATK’së për Express.

E konflikti i interesit vazhdon në këtë lidhje biznesore që po tenton të marrë licencë për furnizim me arka fiskale, me synim të veçantë furnizimin me arka të naftëtarëve.

Kështu, kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani, një anëtar i LDK’së në pushtet dhe që drejton Ministrinë e Financave si parti, ka konfirmuar për Express që ishte pjesë e takimit në diskutime në Laboratorin e Fakultetit Teknik, kur për licencë nisi procedurat biznesi “Srvice Global EU”, por tha që ishte si përfaqësues i biznesve.

Por, në këtë kompani ka më shumë se sa një biznesmenë që është pjesë e kompanisë e që lidhen me sektorin e naftës.

Kështu, pronar i parë është Jakup Gashi, që nënshkruhet në media dhe si pronar i biznesit “Sierra-Lab” që operon si laborator për cilësinë e naftës. Në biznesin “Srvice Global EU”- në proces licencimi për arkat fiskale pronarë është edhe Jashar Gjoka nga familja Gjoka që kanë në pronësi “Fer-Petrol”, pompë e benzinës.

Express i ka dhënë hapësirë për të komentuar për këtë situatë ehe Jakup Gashit, pronarit të parë të “Srvice Global EU”, por i njëjti nuk është përgjigjur ende. Kjo është hapur konflikt interesi pasi një kompani që kontrollon cilësinë e naftës të ofrojë bashkëpunim në sisteme fiskale.

Problemet në fiskalizimin e naftarëve kanë ekzistuar që nga fillimi i këtij procesi në vitin 2012, mirëpo katër muaj më parë kompanitë e licencuara zbritën cmimet e sistemeve fiskale dhe kompanitë më të mëdha të naftës si HiB Petrol, Al Petrol, Ex Fis, Patroni, Petrol Company etj, hynë në proces të fiskalizimit ndërkaq prap se prap Administrata Tatimore nuk ka qenë aktive gjatë kësaj kohë në kontrollin e bizneseve të pafiskalizuara. Shtrohet pyetja a është kjo neglizhencë e ATK-së në favor të klanit të Fadil Berjanit?

Siç pati shkruar Express, çmimet e naftës në Kosovë janë më të shtrenjtat në regjion dhe për më shumë janë gati të njëjta te të gjitha bizneset, që çon në dyshimin se bizneset e naftës, që për kryetar e kanë Berjanin, kanë një marrëveshje për çmimet – diçka për të cilën në të kaluarën janë hetuar nga Komisioni Kosovar i Konkurrencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu