Shteti i “fortë” gjobit shitësen e qepëve: Pas reagimeve, Erion Veliaj paguan gjobën!

0
725

Shitese e Qepeve

Një foto e një shitëseje të moshuar që po gjobitet nga Policia Bashkiake, ka bërë xhiron në rrjetet sociale, duke shkaktuar një pakënaqësi të madhe mes përdoruesve të internetit.

Në foto duket një punonjës i Policisë Bashkiake që po gjobit një plakë që shet qepë të njoma dhe spinaq në rrugë. Komentet janë të gjitha kundër shtetit dhe ironizojnë luftën e tij ndaj krimit ekonomik.

“Pse, kjo është luftë? Ata që merren me drogë dhe armë shpëtojnë, ndërsa gjoba ndaj kësaj nëne do e rregullojë Shqipërinë”, lexohet në një nga komentet e shumta.

Bashkia e Tiranës ka reaguar për këtë rast, duke u justifikuar se tregtarët që vijnë nga jashtë Tiranës, produktet e tyre duhet t’i shesin në tregjet e përcaktuara nga bashkia. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës shton se për këtë grua ishin ankuar banorët e pallatit, hyrjen e të cilit e kishte zënë gruaja me mallrat e saj, shkruan Top Channel.

“Duke u nisur nga rasti që po qarkullon së fundi në mediat sociale, mbi aksionin e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave të zëna publike dhe disiplinimin në tregje të posaçme të tregtarëve që shesin në rrugë e trotuare, Bashkia e Tiranës gjen rastin të informojë dhe t’u bëjë edhe një herë thirrje tregtarëve që vijnë nga jashtë Tiranës, që për të tregtuar produktet e tyre të shfrytëzojnë një nga 16 tregjet ekzistuese të bashkisë”, lexohet në njoftimin për shtyp të Bashkisë së Tiranës.

Në një reagim zyrtar të Bashkisë së Tiranës thuhet se kanë qenë vetë banorët që kanë denoncuar të moshuarën, e cila bllokonte hyrjen e shkallëve të pallatit..

“Banorët të cilët kërkonin lirimin e hapësirës nga shitësit që tregtonin prej kohësh produktet e tyre ushqimore aty, edhe pse vetëm pak metra më tutje ndodhet tregu i Njësisë Administrative nr.10, i cili aktualisht është bosh”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që ta shlyejë ai gjobën prej 500 lekësh që Policia Bashkiake vendosi sot ndaj gruas së moshuar.

Shitese e Qepeve

Zyle Lami

Me nënë Zylen në …treg!

Një qytet i mirë ka vend për të gjithë, edhe për ambulantet edhe për banorët! Të parët me tregje higjenike jo në rrugë, të dytët me trotuare e shkallë të lira për në pallat! I vendosur që Tirana të mos jetë pazar mesjetar, por secili të ketë mundësinë për tregti e banim pa penguar tjetrin!

16 tregjet e administruara nga Bashkia Tiranë kanë taksa 0! Ndërkohë në qytet ka dhe 30 tregje të tjera publiko-private me pagesa minimale!

Erion Veliajs Foto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu