Shteti Islamik: Luftime të ashpra në kufirin Irak-Siri

0
1040

REBEL-SYRIA_2798361b

Luftime të ashpra raportoheshin në të dy anët e kufirit të rëndësishëm mes Irakut dhe Sirisë, ku forcat kurde po luftojnë me militantët e ISIS.

Trupat kurde irakene thuhet se kanë rifituar qytetin Rabia, por me humbje të rënda.

Ndërkohë, luftëtarët e ISIS po përpiqen të zhvendosin forcat kurde siriane edhe  në anën tjetër të kufirit.

Gjithçka po ndodh mes sulmeve intensive ajrore të koalicionit të drejtuar nga SHBA, si në Siri dhe në Irak.

Në një tjetër zhvillim, tanket turke kanë zënë pozicion në kodrat pranë kufirit sirian pranë qytezës Koban, pasi disa predha kishin goditur territoret turke. Qeveria e Turqisë pritet të dërgojë një mocion në parlament, për të autorizuar veprim të plotë ushtarak ndaj militantëve.

Sulmet vetëvrasëse

Zyrtarë kurdë thanë dje se forcat speciale nga Peshmerga kishin avancuar bindshëm gjatë orëve të para të sulmit mbi Rabia.

Ata thonin më vonë se kishin kapur qytetin dhe kufirin, por luftimet ende vazhdonin me disa pika rezistence.

Rabia ndodhet rreth 100km në veriperëndim të Mosulit, ky i fundit nën kontrollin e ISIS.

Trupat kurde irakene kishin pësuar humbjet më të mëdha kur tre automjete me eksploziv vetëshpërthyen teksa avancuan mes trupave kurde.

Sulmuesit besohet të kishin ardhur prej zonave nën kontrollin e ISIS nga lindja.

Udhëkryqi në Rabia është një pikë strategjike për avancimin e mëtejshëm të forcave kurde, të cilat po avancojnëe dhe pjesën siriane të kufirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu