Shteti në shërbim të Familjes Devolli – përgatitet për t’ua falur edhe disa miliona euro

0
668

z_5524

Vala, operatori publik i telefonisë, ka paralajmëruar lëshimin në përdorim të teknologjisë 3G dhe 4G, por ende nuk e ka bërë këtë. Si operator virtual (MVNO) i Valas funksionon Z Mobile, që është pronë e Familjes Devolli nga Peja. Gazeta Express merr vesh se Devollët do ta përfitojnë këtë teknologji me përfitime milionëshe me automatizëm dhe pa investuar asgjë.

Kompania e telefonisë mobile Z Mobile, që është pronë e Familjes Devolli nga Peja, mund të mos shpenzojë asnjë centë për instalimin e teknologjisë 3G dhe 4G. Shpenzimet dhe procedurat tjera për këtë punë do t’i kryej kompania publike PTK, nën të cilën kompania e Devollëve funksionon si operator virtual (MVNO), kështu që Devollit do ta përfitojnë këtë teknologji me përfitime milionëshe me automatizëm dhe pa investuar asgjë.

Nuk është ky biznesi i vetëm ku Devollët përfitojnë përmes kontratave publike. Express pati publikuar një hulumtim që zbulon monopolin e Qendrës së Automjeteve të Kosovës (QAK), një kompani kjo e ndërlidhur me familjen Devolli e që mbanë monopolin e homologimit të automjeteve.

Express ka mësuar se në momentin që VALA e lëshon në përdorim këtë produkt, atë automatikisht do ta fitojë edhe kompania Z Mobile. Këtë përfitim, operatorit virtual do t’ia mundësojë kontrata e mbajtur sekret nga publiku që kanë lidh këto kompani vite me parë. Për këtë kontratë ka pasur edhe një proces gjyqësor.

Sekretet e kësaj kontrate nuk pranojë t’i zbulojnë as tani në kompaninë Z Mobile. Ata nuk kanë pranuar të flasin për marrëveshjet që e kanë me PTK’në dhe fillimin e operimit të teknologjisë 3G dhe 4G.

Në këtë kompani vetëm kanë konfirmuar për Express se janë duke punuar në një pako me PTK’në, por që detajet e tjera do të zbulohen me vonë.

Z Mobile është në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë partnere Vala. Kompania së bashku me Valën, e cila merr një pjesë të profitit tonë, është duke u përgatitur për kushtet e reja të tregut të krijuara pas lanësimit të rrjetit 3G”, thuhet në përgjigjen e kësaj kompanie për Express.

Në kompaninë publike, PTK nuk kanë pranuar të flasin për këtë punë fare, vetëm kanë treguar se shumë shpjet do të nisin operimin e teknologjisë 3G dhe 4G.

Express ka kërkuar përgjigje nga drejtuesit e PTK’së në këto pyetjet, por ata nuk kanë dhenë asnjë koment.

A do të jetë pjesë e këtij rrejti edhe operatori virtual Z Mobile? A ka marrëveshje mes PTK’së dhe Z Mobile edhe për këtë rrjet, apo ky operator duhet të bëjë vete instalimin e teknologjisë 4G? Krejt çka kanë pranuar të thonë në PTK janë përgatitjet që kjo kompani i ka bërë për lëshimit të kësaj teknologjie.

Aktualisht, VALA ka bërë testet e fundit të shërbimit tëri të cilat fillimisht do të nisin me teknologjinë 3G dhe për të vijuar shumë shpejtë me teknologjinë 4G/LTE.Ky shërbim është duke u pritur shumë nga konsumatorët tanë, shërbim i cili do të jetë më kualitativ dhe konkurrues me operatoret tjerë. Teknologjia e cila do te përdoret për ketë shërbim është pjesë e zhvillimeve të fundit teknologjike dhe me krenari mund të themi se shumë pak operator botëror e kane këtë teknologji, por më e rëndësishmja është që kjo do të ofrohet për bizneset, institucionet e ndryshme dhe konsumatorët individual në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e PTK’së për Express.

Të paqartë situatën për këtë çështje mes PTK’së dhe Z Mobile e kanë lënë edhe tek Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Ky institucion nuk ka pranuar të tregojë se cila është marrëveshja konkrete mes këtyre dy operatorëve. Ata vetëm kanë thënë se Z Mobile ofron shërbime mbi marrëveshjen që ka me PTK’në.

“….në rastin konkret, Ofruesi i shërbimeve mobile virtuale Zmobile (MVNO) ofron shërbime telefonike mobile mbi bazën e marrëveshjes komerciale të arritur me operatorin e rrjetit PTK sh.a./Vala (MNO) të arritur në përputhje me Kornizën MVNO dhe e shfrytëzon rrjetin e operatorit Vala për ofrimin e shërbimeve të tilla”, thuhet në përgjigjen e ARKEP’it për Gazetën Express.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu