Shteti Shqiptar ne mbeshtetje të “Vetevendosjes”

0
819

Albini edi rama

Për çka u takuan për 3 orë në Tiranë, Albin Kurti e Edi Rama!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin, ish- liderin, Albin Kurtin dhe me deputetin e kësaj partie, Glauk Konjufca.

Takimi është zhvilluar gjatë vikendit, në Tiranë, ku drejtuesit e lëvizjes Vetëvendosje kishin organizuar një tubim me qytetarët atje. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime të afërta me këtë takim. Sipas këtij burimi, takimi ka zgjatur rreth 3 orë.

“Ka qenë një takim mjaft i gjatë. Ka qenë një takim relaksues, ku është diskutua për tema nga më të ndryshmet, duke filluar nga politika, filozofia e deri tek temat argëtuese”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, në këtë takim nuk ka pasur ndonjë kërkesë konkrete nga asnjë palë, për tejkalimin e krizës politike në Kosovë.

Në anën tjetër, lajmi nuk është pohuar e as mohuar nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, zëdhënësi i kësaj lëvizjeje, Frashër Krasniqi i cili ka thënë se nuk mund te them asgje, duke mos dhënë komente tjera rreth këtij takimi.

Sipas inforamatave që posedon Portali, Poltika e shume shteteve perendimore ka ndryshuar tani dhe Levizjen “Vetevendosje” po e shofin si Shpetimi i Kosovës dhe zgjidhje e vetme për ti ndalur grupet Klanore dhe kriminale të bere ne 16 vitet e shkuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Spaku 4 shtete jane ne mbeshtetje te Levizjes “Vetevendosje”, Shqiperia, Suedia, Anglia dhe Amerika, te gjitha keto shtete disa here kan patur takime me Liderin e Levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurtin dhe krere te kesaj Levizje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu