Shtohen zërat për ndarjen e Kosovës

0
786

Prishtina dhe Beogradi të nisin diskutimet për ndarjen

Idetë për ndarjen e Kosovës dhe për shkëmbimet e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, nuk ndalen. Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, në një prononcim për KTV-në, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen.

Ai thotë se kjo është zgjidhja më e mirë tash për tash dhe si shpërblim, Kosova do të njihej nga Serbia dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.

Pos ndarjes, ai përmend shkëmbimin e territoreve, Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan.

“Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje”, ka deklaruar Busek, raporton Koha.

Ai ka folur edhe për bisedimet Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që sipas tij vetëm pas zgjedhjeve në Serbi do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e bisedimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu