Shtohet presioni ndërkombëtar. HRW: themelojeni Gjykatën Speciale- menjëherë!

0
727

HWR

Human Right Watch (HRW) të martën ka publikuar një raport me anë të së cilit ka bërë të ditur se Kuvendi i ri duhet të miratojë menjëherë ndryshimet legjislative dhe kushtetuese për formimin e Gjykatë speciale për hetimin e krimeve të supozuara të gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në raport thuhet se Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare me 8 qershor, por rezultatet e ngushta parandaluan që të formohet qeveria e re dhe parlamenti deri më 9 dhjetor.

Më tej thuhet se Kuvendi i Kosovës në prill miratoi krijimin e Gjykatës Speciale për të gjykuar krimet serioze të kryera pas luftës (1998-1999) në Kosovë, por ligjvënësit lanë atë në duar të parlamentit të ri për të miratuar statutin e Gjykatës dhe të aprovojë ndryshimet ligjore dhe kushtetuese në mënyrë që aktakuzat mund të paraqiten dhe gjykimet mund të fillojnë.

“Themelimi i Gjykatës Speciale duhet të jetë prioriteti kryesor për parlamentin e ri të Kosovë”, ka thënë Lotte Leicht, drejtor i Bashkimit Evropian në Human Rights Watch.

Ai ka thënë se vetëm një gjykatë e posaçme i pavarur dhe i besueshëm me mbrojtjen efektive të dëshmitarëve mund të adresojë pretendimet serioze të krimeve të tmerrshme të pas konfliktit.

Kjo gjykatë do të merret me raste individuale të bazuar në raportin e vitit 2010 të Këshillit të Evropës, të bërë nga senatori zvicerian Dick Marty.

Në këtë raport akuzohen disa pjesëtar të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) për rrëmbime, rrahje, ekzekutimet dhe në disa raste për trafikim me organe të njerëzve.

Për të hetuar pretendimet e Martit, në 2011 Bashkimi Evropian themeloi një organ autonom hetimor jashtë e Kosovës i quajtur Task Force Hulumtuese Speciale.

Prokurori i parë i kësaj Task-Force, Clint Williamson, më 29 korrik 2014 prezantoi raportin, por ai nuk kishte prova të mjaftueshme për paditë disa ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së që u tha, ishin përgjegjës për një fushatë të organizuar të rrëmbimeve, arrestimeve të paligjshme, vrasjet e paligjshme dhe për dhunime.

Gjykata Speciale do të veprojë në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, por të ketë një dhomë jashtë vendit për të rritur mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sigurinë e përgjithshme.

Në këtë raport, thuhet po ashtu se BE-ja dhe SHBA-të kanë theksuar vazhdimisht në publik rëndësinë e një procesi gjyqësor transparent dhe të besueshëm për të gjykuar pohimet në Raportin e Martit.

HRW kujton edhe thirrjen që e bëri më 9 dhjetor, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila bëri thirrje për miratimin e ndryshimeve të ligjeve që do ta bëjnë funksionale Gjykatën Speciale.

Në të njëjtën ditë, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shprehu mbështetjen e SHBA për angazhimin e Kosovës për të krijuar një gjykatë të veçantë për të trajtuar pretendimet e hetuara nga ana e Task forcës.

Leicht ka thënë se të gjithë sytë janë mbi udhëheqësit e rinj të Kosovës për të parë se a do të përmbushet zotimi i tyre dhe të mos ketë vonesa të mëtutjeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu