Dje, 06. 09. 2013 në Zvicër, pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë Kasim Haxhimurati nga Rahoveci. Lindi me 11 Janar 1960
Kasimi ishte veprimtar i çështjes Kombëtare, pjesëmarrës i demonstratave të 81-tës dhe i zhvillimeve të rëndësishme Kombëtare, i burgosur politik nga regjimi Titist – Jugosllav.
Veproi në Grupin “Komiteti Qendror për Mbrotjen e Kosovës” dhe u denua në vitin 1982 nga Regjimi Titist – Jugosllav me 6 vite Burg, në vitin 1991 Azilant Politik në Zvicerr.
Kasim Haxhimurati veproi në radhet e “Levizjes Popullore të Kosovës” dhe ishte në lidhje të ngushtë me Azem Sylen, Ali Ahmetin, Emrush Xhemajlin, Gafurr Elshanin dhe shume Veprimtar të tjere të Çeshtjes Kombëtare.
Punoi pandalur në ngritjen e radheve të “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” dhe mori pjesë aktive në Luftën e UÇK-së 1998 – 1999 në Zonen e Pashtrikut dhe Vrrinit.
La mbrapa, Bashkëshorten dhe dy Djem
Varrimi behet sot, 07. 09. 2013 në Varrazet e Qytetit të rahovecit në Ora 16:00 h
I leht i qoftë Dheu i Kosovës për të cilen spushoi kurr së vepruari deri në Çlirim
Redaksia e Gazetës, “Zëri i Kosovës”