Shuhet revolucionari dhe politikani, Nelson Mandela

0
1067

Nelson Mandela, burrështetasi i nderuar që doli nga burgu, ku qëndroi për 27 vjet, për ta udhëhequr Afrikën e Jugut nga aparteidi shumëvjeçar, ka ndërruar jetë, ka njoftuar para pak minutash Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma. Mandela ishte 95 vjeç.

Ish-presidenti luftoi me probleme shëndetësore gjatë muajve të fundit, përfshi një infeksion të përsëritshëm në mushkëti që e çoi atë disa herë në spital.

Duke u moshuar dhe si pasojë e sëmundjes, Mandela u tërhoq duke bërë një jetë të qetë në shtëpinë e tij të fëmijërisë në Provincën Eastern Cape, ku ai thoshte se ndjehej në paqe.

Pavarësisht paraqitjeve të rralla publike, ai kishte një vend të veçantë në ndërdijen e kombit.

Nelson Mandela, pas lirimit nga burgu më 1990, gjatë një turneu botëror me presidentin amerikan, George H.W. Bush në Shtëpinë e Bardhë.

“Kombi ka humbur djalin e tij më të mirë. Tani ai është duke pushuar. Tani është në paqe”, ka thënë Zuma. /Zëri/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu