Shukri Buja: Të arrestuarit i përcillnim për Kleçkë, nga “Çeliku” merrja urdhëra

0
1089

Ishte 28 prill i vitit 2003 dhe Komandant Gazetari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shukri Buja po rrëfehej në ambientet e batalionit Finlandez të KFOR-it në Kosovë. Këto ambiente ishin në Fabrikën e Letrës në Lipjan, komunë kjo të cilën tash e dy mandate e drejton Buja.

Ai po intervistohej nga Endru Kajli, prokurori qe merrej me çështjen kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve në Tribunalin Ndërkombëtar te Hagës.

Indeksonline ka siguruar krejt transkriptim e rrëfimit të Komandant Gazetarit në këtë rast.

Në këtë rrëfim ekskluziv që sjell Indeksonline, e që është i ndarë në dy pjesë, Shukri Buja sjellë, aq sa thotë se ka mbajtur mend 4 vite pas luftës, fillet a para të organizimit të gueriles kosovare kundër ripushtuesve serb, strukturën e UÇK-së, pozicionet dhe kompetencat e komandantëve në Zonën e Pashtrakut dhe mbi të gjitha: kush mbante përgjegjësi për civilët e arrestuar nga UÇK-ja në këtë zonë që përfundonin në burgun e Llapushnikut.

Buja, në rrëfimin para prokurorive që po e ndiqnin Fatmir Limajn identifikon në fotografi edhe vetë burgun e Llapushnikut, foto kjo të cilën e sjell ekskluzivisht Indeksonline.

Ai ishte i vetëdijesh, sipas rrëfimit që ka siguruar Indeksonline, se po dëshmonte në procesin kundër Fatmir Limajt. Ai madje po pranonte edhe që të bëhej dëshmitar publik, siç edhe dëshmoi më vonë për ndodhitë në zonën e Reçakut, por që atëherë, siç shprehet decidivisht Buja, e dinte se do të kishte problem me “mentalitetin e shqiptarëve” çka do që do të dëshmonte.

Në këtë rrëfim ekskluziv që sjell Indeksonline, Buja përgjegjësin edhe për civilët e arrestuar në nën-zonën ku ai po komandonte, ia hedh Komandant “Çelikut”, pseudonim që në luftë e mbante deputeti tanishëm i PDK-së, Fatmir Limaj.

“…thot edhe kur ka ndodhë me një arrestim…dhe kur jam pyetur se “çka” të bëjë, thjeshte kam thënë “nise për Kleçkë”, thotë Buja dhe arsyetohet se nga “Çeliku” merrte urdhra në atë kohë.

Ai madje thotë të këtë përcjellë personalisht njerëz të dal nga burgu i Lapushnikut, që çart e identifikon në fotografitë që sjell edhe Indeksonline.

Ndonëse nuk e pranon që vetë të ketë arrestuar njerëz, përveç që ka marr pjesë në konfiskimin e armëve, Buja shprehet në këtë dëshmi të tij se për arrestimet ishin në dijeni inteligjenca e UÇK-së.

Buja thotë se ka pasur edhe arrestime edhe për hakmarrje individuale.

Krejt këto deklarime dhe hedhje të përgjegjësisë te Komanda në Kleçkë, Buja i bënë një pjesën e fundit të rrëfimit të tij para prokurorëve të Hagës në çështjen kundër Limajt dhe në 15 faqet e para të pjesë së dytë të rrëfimit të tij.

Në këtë rrëfim, Shukri Buja tregon se si pas daljes nga burgu u shpërngul në Zvicër dhe u kyç në Shoqatën “Mëmëdheu” ku ishte i angazhuar në mbledhjen e fondeve në ndihmë të UÇK-së e më vonë flet dhe për fondin “Vendlindja Thërret”.

Para prokurorëve kundër Limajt në Hagë, Shurki Buja flet edhe për Lëvizjen Popullore të Kosovës, pjesë të së cilës e përmendet edhe deputetin tjetër të PDK-së, Adem Grabovcin.

Për Kryeministrin Hashim Thaçi thotë se ka qen veç anëtar i LPK-së, por jo edhe funksionarë. “Ka qenë njeri i panjoftun atëherë”, i referohet Thaçit Shukri Buja, duke folur për kohën e ilegales që po tentonte të ndihmonin UÇK-në, para viteve 1997-98.

Për vetën thotë të jetë kthyer fillimisht prane Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së si gazetarë që ishte, me diplomë.

Duke folur për organizimin e hyrjes në Kosovë si ushtarë të UÇK-së, Buja konfirmon se viti 2003 dhe takimi me prokurorin e çështjes kundër Limajt nuk ishte edhe intervista e parë e tij për hetuesit e Tribubalit te Hagës.

Në një pjesë të rrëfimit ai e përshkruan Hashim Thaçin si “pështjellës” të urdhrave, dhe në pjesën tjetër rrëfen se UÇK-ja, sidomos në Zonë e Pashtrakut ka pasur mjaft paqartësi në mes të kompetencave të komandantëve.

Ai madje deri dikur kishte menduar se Fatmir Limaj ishte edhe pjesë e Shtabit të Përgjithshëm, dhe në disa rrethana thotë se nuk e dijë se kush ka qen më kompetent për të vendosur në komandën e Kleçkës, Komandant “Çeliku” apo Komandat “Kumanova’, Ismet Jashari.

Ai ka folur edhe për përplasjet në mes të komandantëve të nivelit të tij, që drejtonin nën-zonat operative të UÇK-së. Thotë se më shumë ka mbajtur kontakte me Komandant “Voglushin”, pasi që ka pasur problem me Komandant “Luanin” dhe Komandant “Qerqizin”. /Indeksonline/

Më poshtë mund t’i lexoni të dy pjesët e intervistës së Shukri Bujës të dhëna për prokurorin e çështjes kundër Limajt dhe të tjerëve në Hagë. Intervista është incizuar në Lipjan, në vitin 2003 dhe është e ndarë në dy pjesë nga vetë hetuesia (për shkaqe teknike që mund të vetë-kuptohen pas leximit të fundit të pjesës ë parë dhe fillimit të pjesës së dytë).

Rrefimi i Shukri Bujes – Pjesa e pare

Rrefimi i Shukri Bujes – Pjesa e dyte

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu