Shumë familje të varfra pejane mbesin pa ndihmë sociale

0
738

Varferia ne Kosove

Familja Bajrami me gjashtë anëtarë nga Peja, tash e një kohë të gjatë jeton në kushte të vështira.

Kryefamiljari, i cili nuk dëshiron të dalë para kamerës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk është i aftë për punë, derisa bashkëshortja duhet të kujdesët për fëmijët e vegjël, raporton KTV.

Për këtë ata fituan të drejtën e asistencës sociale, megjithëse shuma prej 65 eurosh u shkonte për blerjen e barnave.

Por, këtë muaj zonja e shtëpisë u trondit kur kuptoi se iu ndërpre ndihma sociale, për shkak se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bëri ndryshime ligjore.

Kjo familje nuk është e vetmja që u hoq nga lista e përfituesve të asistencës sociale. Janë edhe rreth 200 familje të tjera të Pejës, të cilëve Qendra Sociale ua ndërpreu asistencën sociale.

Zyrtarë të Ministrisë përkatëse arsyetohen duke thënë se këto familje nuk janë eliminuar tërësisht nga skema, por vetëm është duke u bërë verifikimi i dokumenteve.

Nuk është vetëm Komuna e Pjesës që ka reduktuar dukshëm numrin e familjeve përfituese të asistencës sociale, ngase njëjtë po ndodh edhe me komunat e tjera të vendit, transmeton Koha.net.

Se është zvogëluar numri i atyre që morën ndihmë sociale e tregojnë statistikat për këtë vit. Në muajin tetor të këtij viti, numri i atyre ishte rreth 30 mijë, ndërsa në muajin nëntor ky numër u zvogëlua në 27 mijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu