SHVL: Qëndrim unik mbarëshqiptarë

0
679

Shkup, 5 korrik- Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL-UÇK) ka iniciuar qëndrim unik, të mbarë kombit shqiptar, të fuqizuar nga emblemat e unifikuara të SHVL-UÇK-së me simotrat në Shqipëri, Kosovë, Kosovë Lindore.

“Me gjakun e të rënëve të të gjitha periudhave me ish udhëheqësit e LPK, të SHP të UÇK-së Veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve-martirëve, të rrëmbyerve ( të gjetur e të pagjetur), të plagosurit e lirisë, vendosmërisht përkrahim vizionin mbarëkombëtarë.

Një gjuhë, një histori, një flamur, një komb, për të qenë pjesë e shëndoshë e popujve përreth, evropiane e botërore, në të mirë të njerëzimit…..vlerat erealizuara deri më tani, në Kosovë, KosovëLindore, në Iliro- Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri, janë të pjesërishme dhe të pamjaftueshme të pakoordinuara politikisht, institucionalisht.

Prandaj iniciojmë Qëndrimin unik, të mbarë kombit shqiptar, të fuqizuar nga emblemat e unifikuara të SHVL-UÇK-së me simotrat në Shqipëri, Kosovë, Kosovë Lindore”, thuhet në komunikatën e SHVL-së, duke shtuar se metodattjera, të cilat janë të bazuara me projektet e imponuara ngaBeogradi, Moska, Athina etj, “janë të papranueshme dhe të dënueshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu