SHVL UÇK paralajmëron protestë para Ambasadës serbe

0
388

Tetovë, 5 shkurt – Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL UÇK) ka paralajmëruar organizimin e një proteste përpara Ambasadës së Serbisë në Shkup, për të shprehur revoltën nga, siç thuhet, veprimet antishqiptare të institucioneve shtetërore serbe.

Protesta do të mbahet të premten në ora 14, e mbështetur edhe nga shoqatat e të burgosurve politikë dhe të veprimtarëve të tjerë të çështjes kombëtare.

“Ne, shqiptarët vendorë në IRJM, të indinjuar nga veprimet anti-UÇKiste dhe antishqiptare të institucioneve shtetërore e qeveritare të Serbisë, në Preshevë, duke hequr Emblemën e UÇPMB-së dhe duke tmerruar popullatën shqiptare atje, të organizuar dalim në mbrojtje të vlerave të UÇPMB-së dhe të popullatës së pambrojtur në viset stërgjyshore shqiptare”, thuhet në njoftimin e SHVL UÇK-së.

Kjo shoqatë, e cila udhëhiqet nga Fazli Veliu, u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë dhe ta masivizojnë protestën e së premtes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu