Si blejnë prodhimet e Kosovës

0
863

Turshia e Kosovës

Produktet kosovare edhe më tutje nuk po mund të depërtojnë në tregjet e Serbisë. Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se prodhimet e tyre nuk po mund të depërtojnë në tregjet e Serbisë, për shkak të nacionalizmit serb. Ata thonë se prodhimet e tyre nuk po mund t’i fusin as edhe në komunat e banuara me shumicë serbe brenda territorit të Kosovës. Shaqir Palushi, nga kompania “ Frutex”, thotë se serbët nuk po konsumojnë prodhime vendore kosovare. “Është shumë vështirë me depërtua në tregun e Serbisë, sepse atje është prezent nacionalizmi. Ata edhe më tutje nuk i donë produktet tona. Nuk është puna tek cilësia, pasi që nga kompania jonë eksporton produkte në 15 vend të botës, duke përfshirë edhe Amerikën. Po të ishte cilësia e dobët nuk do të mundë të kishim depërtua në tregjet tjera. Në tregun e Serbisë eksportojmë vetëm produkte, të cilat janë gjysmë finale siç është lënda e parë, e cila nuk identifikohet” ka thënë ai.

Sipas tij, edhe në Kosovë te pjesa ku është e banueshme me serbë janë prezentë më një numër të vogël produkteve. “Ne në sytë e serbeve jemi ende si blerës edhe si prodhues. Nuk i duan produktet tona”, ka thënë ai. Edhe Ismet Bojku nga kompania “ Devolli Corporation” ka thënë se është në pyetje nacionalizmi serb. “Disa herë jemi munduar që të depërtojmë në tregun e Serbisë, mirëpo ka qenë e kotë. I kemi dërguar disa kamionë na kanë marrë mostrën, ndërsa na kanë lënë me pritë disa ditë dhe në fund nuk janë pranua. Nëse mundohesh me dërgua produkte banë vetëm shpenzime. Është ende nacionalizmi serbë e sidomos tash edhe pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Serbët i mbrojnë shumë produktet e veta. Por, edhe ne duhet t’i mbrojmë tonat” ka thënë ai. Edhe Lulzim Rrmoku, nga kompania “ Miros”, ka thënë se bllokada e produkteve kosovare nuk po ndodh nga cilësia por, sipas tij, nga nacionalizmi serb.

Sipas tij, edhe në pjesën e Mitrovicës veriore ka bllokada. “Ne si kompani në disa komuna të Kosovës, ku është e banueshme me serbë, jemi prezentë në disa produkte, por jo edhe në Mitrovicën e veriut. Aty ne nuk mund të depërtojnë” ka thënë ai. Ndërsa Afrim Berisha, nga kompania “ Bylmeti”, ka thënë se asnjëherë nuk kanë provuar që të eksportojnë në Serbi. “ Ne si kompani asnjëherë nuk kemi provuar që të depërtojmë në tregun e Serbisë, se kjo është vetëm me krijua shpenzime të mëdha se është e pamundshme një që e tillë, kur dihet se shteti i Serbisë nuk i njeh as institucionet tona, nuk i njohin dokumentet” ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu