Si dështoi Qeveria e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi!

0
658

Hasha sdi ka tia mesyn

Banorët e zonave kufitare me Malin e Zi tash e sa vjet vazhdojnë të kenë probleme me pronën e tyre, për faktin se autoritetet e shtetit malazez po pengojnë këta të fundit që t’i shfrytëzojnë ato. Kanë kaluar vite të tëra që po vazhdon kjo gjendje, mirëpo institucionet kosovare kanë qëndruar thuajse të heshtur ndaj këtij problemi.
Banorët e këtyre fshatrave pavarësisht pse protestuan disa herë, institucionet tona pos formimit të një komisioni për shënjimin e vijës kufitare, deri më sot nuk është marrë asnjë vendim në këtë drejtim.
Ish- ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, ish- ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ish- kryeministri Hashim Thaçi në vazhdimësi kanë premtuar që do ta zgjidhin këtë problem, mirëpo kanë kaluar thuajse gjashtë vjet që kur Kosova ka shpallur pavarësinë, dhe problemi me shënjimin e kufirit me Malin e Zi vazhdon.
Banorët ankohen se disa kilomtra brenda territorit të Kosovës është futur shteti malazez.
Sidoqoftë, mediet kanë raportuar se shteti malazez e ka kushtëzuar shënjimin e kufirit me njohjen e malazezëve si pakicë kombëtare edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkohë, burime të Gazetës brenda qeverisë së Kosovës kanë thënë se Qeveria Mustafa pritet që të merret seriozisht me këtë problematikë. “Qeveria do të merret seriozisht me këtë problematikë”, ka thënë ky burim.
Plani i komisionit të Malit të Zi për demarkacion është ndërtuar mbi kufijtë e hartës së vitit 1974, e cila në fakt nuk ekziston, por është e kopje e hartës së vitit 1932, nga koha e mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene. Me hartën e malazezëve kufiri lëvizet më tepër se shtatë kilometra, nga maja e Çakorrit ku ka qenë e bie deri të fshati Kuqishtë të Rugovës. Këtë ndryshim të kufirit autoritetet malazeze e kanë përpunuar edhe në librat e tyre kadastral. Për malazezët demarkacioni i kufirit duket se ka marr fund dhe si i tillë i merr një pjesë të mirë të territorit të komunës së Pejës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu