Si iu avulluan Kosovës 20 mijë euro në New York

0
555

Si iu avulluan Kosovës 20 mijë euro në New York

Një organizim i iniciuar nga Erolld Belegu e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 20 mijë dollarë amerikanë. Me insistimin e tij, në New York, gjatë sesionit të fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në hotelin “Hilton” në Midtown ishte rezervuar një sallë për të organizuar pritje për krerët e delegacioneve botërore që merrnin pjesë në këtë ngjarje, por që kurrkush nuk i kishte shkuar.

“Pjesëmarrjen e kishte konfirmuar vetëm presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta. Kurrkush tjetër, ndonëse ftesa ishte për shumë presidentë, kryeministra e ministra nga vende të ndryshme. Pra, eventi ka dështuar, sepse nuk ka pasur konfirmime nga delegacionet e ftuara”, ka thënë ky burim. “Dy-tri ditë përpara datës së planifikuar për t’u mbajtur, rezervimi është anuluar. Hoteli e ka ndalur koston e sigurisë në shumën prej 20 mijë dollarësh amerikanë, kurse kostoja për organizimin e pritjes ishte paraparë të shkonte në 50 mijë dollarë”.

Nga Prishtina në New York, për të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kishin shkuar rreth 20 persona, si pjesë e delegacioneve nga Presidenca, Qeveria dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Belegu, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte pjesë e delegacionit, por kishte udhëtuar shumë më herët në SHBA. Sipas burimeve në Zyrën e kryeministrit, ai kishte fluturuar më 8 shtator, ndërsa është kthyer më datën 29 të atij muaji.

Si iu avulluan Kosovës 20 mijë euro në New York

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu