Si ju është përgjigjur Behgjet Pacolli Hetuesve Zviceranë për rastin e vrasjes së Gërvallajve ?

0
183
Si ju është përgjigjur Behgjet Pacolli Hetuesve Zviceranë për rastin e vrasjes së Gërvallajve ?

Behgjet Pacolli është marrë në pyetje nga Policia Federale e Zvicrës menjëherë pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Emri i Pacollit, i cili aktualisht është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, gjendet në dosjen e vrasjes së tre patriotëve shqiptarë.

Ata u vranë më 17 janar 1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit, në Gjermani.
Përfshirjen e Pacollit në dosjen e vrasjes e dëshmon ky dokument i Entit Federal të Kriminalistikës (Bundeskriminalamt) të Gjermanisë së atëhershme perëndimore.

Dokumenti është dëshmia deri më tani më bindëse që e implikon Behgjet Pacollin në këtë rast. Se në çfarë shkalle arrin implikimi i Pacollit, këtë duhet ta tregojnë hetimet dhe për këtë drejtësia kosovare duhet urgjentisht të fillojë bashkëpunimin me autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë, të cilat lëndën e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës nuk e kanë mbyllur ende.

Autoritetet gjermane janë duke punuar në zbulimin e vrasësve dhe përgatitësve të atentatit si dhe të informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret jugosllav UDBA.
Zyra e Prokurorit të Shtetit duhet ta trajtojë këtë dokument me prioritet si dhe ta marrë në pyetje dhe hetojë Pacollin.
Sipas notës zyrtare të policisë gjermane, Pacolli është marrë në pyetje për shkak se ia kishte dhënë veturën e tij me targa zvicerane agjentit të UDB-së, Selim Brosha, i vrarë në Prishtinë pas luftës.

Si ju është përgjigjur Behgjet Pacolli Hetuesve Zviceranë për rastin e vrasjes së Gërvallajve ?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu