Si sot njezete vite me pare i themelua fondi çlirimtar „Vendlindja Therret“

0
744

Grupet e para clirimtare ishin krijuar tashme nga LPRK (me vone LPK-ja_), e cila kishte krijuar krahun e saj ushtarak. Ishte marre edhe vendimi per Lufte Kunderpushtuese Clirimtare, per Lufte te armatosur. Ishin krijuar edhe sektoret e domosdoshem. Nje pjese e mire e ketyre veprimtarive clirimtare bashkerendoheshin dhe organizoheshin ne mergim dhe ne shtetin shqiptar. Ne rrethanat e nje terrori dhe te reprezaljeve shtetrore serbe ne Kosove u vendose qe kompetencat e LPK-se t’i kalonin Deges se kesaj organizate jashte Shqiperise (Kosoves). Ne mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem te Deges se LPK-se jashte vendit, e cila u mbajt me 3 dhjetor 1993, u mor VENDIMI per themelimin e Fondit “Vendlindja Therret”. Propozimin dhe arsyetimin-domosdoshmerine per themelimin e ketij FONDI e dha Gjenerali, sic e quanim dhe e thrrisnim te gjithe atdhedashesin e paepur, te madhin Jashar Salihun. Lufta Kunderpushtuese Clirimtare e UCK-se dhe e kombit shqiptar as nuk mund te mendohej pa nje FOND te tille. Perpjekjet per nje fond mbarekombetar kishin deshtuar… Bujar Bukoshi, LDK-ja dhe “qeveria” e tyre kuislinge nuk lane gure pa luajtur per sabotimin e perpjekjeve dhe te veprimtarise clirimtare. Ne keto rrethana i ra barra, pergjegjesia dhe FATI historik LPK-se dhe atyre qe tashme ia kishin marre doren qendreses dhe luftes kunder Serbise. Sot, ne kete dite te shenuar per kombin shqiptar dhe per MERGATEN tone, e cila luajti (krahas shtetit shqiptar) here-here rol vendimtar per fatin e luftes dhe te mbijeteses se kombit shqiptar, pra edhe te njeres prej krahinave te medha te Shqiperise, Kosoves, kujtojme me nderim te thelle dhe me kujtimin e paharruar ata qe rane duke u perpjekur dhe duke luftuar kunder pushtuesve serbe. maqedone, malazeze e greke. Nuk ishin te paket edhe deshmoret dhe luftetaret e ardhur nga mergimi per te luftuar kunder pushtuesit per clirimin e Kosoves dhe te viseve te saja shqiptare. Lavdi, nderim dhe kujtim te perjetshem per secilin shqiptare qe mendoi, u perpoq, qendroi, luftoi dhe ra per clirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise. LAVDI e perjetshme Gjeneralit dhe Kryetarit te Fondit “Vendlindja Therret”, Jashar Salihut!

 

Shkruan: Xhevat Bislimi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu