Si u arrit marrëveshja Rugova-Millosheviq për arsimin në vitin 1996 ?

0
1108
Si u arrit marrëveshja Rugova-Millosheviq për arsimin në vitin 1996 ?

Muhamet Hamiti, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Brahim Rugova, ka dhënë një version të ri të zhvillimeve para arritjes së marrëveshjes mes Rugovës dhe diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq, për arsimin në Kosovë, në vitin 1996.

“Bisedat për arsimin në Kosovë kanë qenë derivat i Konferencës për ish-Jugosllavinë të mbajtur në Londër në vitin 1992. Edhe aty ka qenë Kosova, ndonëse prapë në margjina”, ka thënë Hamiti në T7.

“Është krijuar një grup i veçantë edhe për këtë punë dhe pastaj nisën bisedat.

“Bisedat zgjatën shumë vite dhe në fund të tij doli kjo marrëveshje, të cilën Rugova e ka nënshkruar me jo shumë entuziazëm” por eshte neshkruar, është shprehur Hamiti.

Sipas Hamitit, kjo “ka qenë praktikisht një iniciativë e bashkësisë ndërkombëtarë, të cilën e kanë shtyrë shumë.

“Ndërmjetës për arritjen e kësaj marrëveshje ka qenë organizata Sant’Egidio e Romës, e Vatikanit më saktë, ndërsa e kanë mbeshtet amerikanët”, ka theksuar ai.

“Ka qenë insistim edhe i tyre, madje në udhëtimet e tij në Prishtinë, jo rrallë, udhëheqësi i delegacionit, me ekipin e vet, në Prishtinë ka ardhur me avion charter të paguar nga SHBA’ja”, ka deklaruar Hamiti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu