Si u asimiluan shqiptarët e Ohrit?

0
616

Ohri

Gazetari i njohur i Top Channel, Marin Mema përmes emisionit “Të mos jesh shqiptar” ka sjellë dëshmi rreth asimilimit të shqiptarëve në Ohër. (VIDEO)

Pas emisionit mbi Dibrën, Rekën e Epërme dhe Tetovën, nesër do shfaqet një emision tjetër për Maqedoninë, nga gazetari i Top-Channel, Marin Mema.

Nga reportazhi i shkurtër që jepet në YouTube, emisioni shpalosë të vërtetat shqiptare në qytetin e Ohrit dhe asimilimin e shqiptarëve ortodoksë e myslimanë në këtë rajon në sllavë e respektivisht, ngjashëm si në Rekën e Epërme.

Emisioni quhet, “Të mos jesh shqiptar (2)”. Në emision jepen të dhëna se Ohri ka pasur 80 për qind të popullatës shqiptare, ndërsa sot nuk numëron as 6 për qind. Në statusin e tij në Facebook, Marin Mema shprehet: “Është koha që ‘patriotët’ shqiptarë të partive politike shqiptare ne Maqedoni te shohin veten në pasqyrën e realitetit që kanë prodhuar në qytetin e Ohrit. Të shohin sesi humbi një qytet me mëse 80 për qind shqiptarë dhe se si vazhdon edhe sot të manipulohet historia e tij”. (TCH/INA)

[vimeo url=”https://www.youtube.com/watch?v=R6cBN0ueUcg” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu