Si u “shit” Kujtim Shala për një post ministri!

0
952

Isa me kujten

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe tani ministër i Kulturës dhe zëvendëskryeministër, Kujtim Shala e kishte pritur shumë keq idenë për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës.
Kujtim Shala ishte ndër të vetmit anëtarë të Kryesisë së partisë, me Vjosa Osmanin që kundërshtuan haptas koalicionin me PDK-në e Hashim Thaçit. Sikurse Vjosa Osmani, edhe Kujtim Shala sikurse në Kryesi të partisë, ashtu edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pos që votuan kundër, ishin kategorik kundër bashkëqeverisjes me PDK.
Mirëpo, që nga momenti kur emri i tij u përfol për zëvendëskryeministër dhe për ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ai heshti.
Dhe nga sot, ai edhe zyrtarisht, Hashim Thaçin do ta ketë bashkëpunëtorin më të afërt, i cili poashtu është zëvendëskryeministër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu