Si u vra dhe kush ishte Komandant “Petrit Kodra” Remzi Ademaj ?

0
1345

*Krahu i djathte i Patriotit JUSUF GERVALLA
* I dergjur kazamatave me te temerrshme me simbolin e rezistences shqiptare, ADEM DEMACIN…

Burrit te Zhurit per here te pare koka i ra ne dyshek me 3 qershor 1952. Shkollen fillore e kreu ne fshatin e lindjes ne Zhur. Me pas u regjistrua ne gjimnazin e Prizrenit. Largohet ne Gjermani, sepse ishte ne nishanin e tradhtareve te kombit,jo rastesisht,por kishte tradite te mocme atdhetare. Plaku i tyre, Rexha, ishte bashkepunetoret e atdhetarit Hasan Prishtina, dergonte “haberet” nga Kosova ne Shkup… Largohet ne Gjermani ne landin Badeb Wintreberg. Si cdo atedhetar,kurre nuk ndejti duare kryq. Ra ne kontakt me Jusuf e Bardh Gervallen dhe Kadri Zeken. Ishte nder organizatoret me te devetshom ne Dioaspore, te Demonstratave ne mergim kunder barbarise serbiane dhe tradhtareve te tyre. Shpejte u be krahu me i besuar i Jusuf Gervalles, qe edhe i ra hise i fundit te varri, ku e mbulonte dheu i zi, Jusufin me vella dhe Kadriun, lexoi letren mortore. Agjentet serbiane dhe langojte e tyre, e ndiqnin kemba kembes dhe i´a ndegjonin edhe frymarrjen. Niset per nje detyre shume te rendesishme per vendet tjera te Evropes. Por, me 11 dhjetor 1985,karabinjeret italiane ne bashkepunim me UDB-en e arrestojne. E dergojne ne kazamatet me famekeqe te Kroacise, qe me vone e bien ne Prizren. Argatet serbiane, e montuan gjyqin dhe Pjeter Pergjoka, nje kasap kunder shqiptareve e denpoi me gjashte vjet burg. Tradhtari Pergjoka, e denoi edhe autorin e ketyre rreshtave me tete vjet burg…
Pas daljes nga burgu gjithemone rri i trazuar. Per te mos rene ne sy gjakpireseve te vojvodeve, i´u besohet kryetarlleku e Shoqates “NENA TEREZE” dhe me vone behet kryetar i NKMDLNJ-es. Remziu i urrente pa mas tradhtaret e kombit. Me kujtohet kur dhendrri im, heroi i kombit, MEHË UKA, erdhi ne Zhur te une, erdhi edhe Remziu dhe tha:”DUHET T´I LUFTOJME ASHPER EDHE TRADHTARET E KOMBIT”, dhe filloi te tregoj per organizimin e Stane Dollancit kunder atdhetareve shqiptare foli shume keq edhe per Bashkim Hisarin,konsul i atehershem serbiane, per shqipfolesit qe ishin aktivist e klubeve serbe ne Diaspore…
Kurre nuk mendonter se problemi i shqiptareve me shkije nuk zgjidhet me fjale e pallavra, por vetem me pushken e hekurt.
Kushtrimit te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe krismave te armeve qe shkepen xixat e para te lirise te kryekomandantit te lavdishem ADEM JASHARI dhe ushtareve te Tij, i´u pergjigjen edhe bijte e Verrinit. Burrat e kesaj treve, te vetedijshem se Serbia do te bej hakmarrje ne kete ane,sepse ajo i kishte plaget e pasheruara, qe rridhnin gjak nga BETEJA E LUMËS, u mblodhen tamam si ne “MBLEDHJEN E DHEUT” te vitit 1913 dhe formuan Shtabin e UÇK-ës te Prizrenit: REMZI ADEMAJ, Xhevat,Selajdin,Naser e Sajmir Berisha, Xhemshit Krasniqi e Elbasan Shoshi.
Detyren e komandantit te Shtabit te Prizrenit, i´a besojne burrit te Zhurit, REMZI ADEMAJT, i burgosur politike shume vjeqar. Remzi Ademaj kishte marre emrin luftarak “Petrit Kodra”, I CILI NE HISTORINË TONË TE RE FUTET SI “KOMANDANT PETRIT KODRA”. Seline e Shtabit e kishte vendosur ne fshatin e Verrinit ne Jeshkove, ne konakun e Naser Shales…
Komandant Petrit Kodra,ne kohen e luftes, bashkepunonte me SHOQATEN ATDHETARE “GRYKA E LUMES” me seli ne Hanover, me kryetarin e keti perkujtimi. Shih per kete, nje i dyshuar, qe hiqet si patriot dhe personalisht, vete nuk e dha asnje qindarke per vatan, deshi ta vertetoi kete. Kur doli e vertete, zagari futi bishtin ndervege…
Komandant “PETRIT KODRA”, kur kthehej nga Klecka, qe ishte me nje detyre te rendesishme, me 15 gusht 1998, ne ora 23 e 10 minuta, bie ne prit nga falangat serbe. Nuk dorzohet se ishte betuar qe kurre mos me ra ne dore te armikut,lufton si lua. Vriten disa cetnik, mirepo, nje plumb fatezi e kap Komandantin ne gjoks. Ishte vdekjeprues.
Pra, ne kete are te lige, afer kishes katolike dha shpirte, por te mos vdekur kurre. E fitoi pavdeksesine.
Per nder te vepres se tij atdhetare, shume rruge,sheshe, kazerma… mbane emrin e Tij KOMANDANT PETRIT KODRA. Por cuditerisht, ne vendin e Lindjes ne Zhur, akoma nuk shendrit NURI I TIJ NE BRONZ. Ne dite me pare ne shume gazeta dhe W.faqe, shkruam TE NGRIHET NJE LAPIDAR NE ZHUR.
Shih per kete, edhe pse tere jeten ja kushtoi atdheut; CA ZAGARE DHE BASHKEPUNETORE TE DEVOTSHEM SERBIANE, DISA BASTARD SA ISHTE GJALLE THONIN ESHTE MARKSIST, ENVERIST…
Ky trim, ky burre i dha te gjitha per vatan, i´a lau borxhin shumefish. Nderkaq, ETIKETUESIT SILLEN SI LANGOJE SOKAKUT DHE NUK I BENE HESAP ASKUSH. Duhet te shkojne te VARRI I TIJ PER TE MARRUR PAKE BURRERI. Domosdoshmerisht, deshem,s´deshem duhet te theksojm edhe kete, pas vdekjes se ketij trimi,ca hajdut u gdhin milioner si ne SAN FRANCISKO, qe deri dje nuk kishine breke per te veshur…
I QOFTE I LEHTE DHE I SHQIPERISE MEMË!

Me shume mallë: RESHAT BADALLAJ, Hanover

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu