Si u vra Ilir Konushefci, Komandant “Mërgimi”

0
1088

Ilir Konushevci

Një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i kushtoi jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë.  Vrasja e tij më 9 maj 1998, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende një mister.

Prita

Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala  ishin nisur me një makine private duke I prirë një  kamioni me armë në drejtim të Bajram Currit nën përcjelljen e dy punëtorëve të SHIK-uk të  Shqipërisë. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Vëllezërit Demiri të cilët edhe sot e kësaj dite edhe pa zbardhjen e vrasjeve njihen si autorët e pritës, kishin shkuar në Tiranë për të pritur vëllain tjetër që u vinte me pushime nga Anglia dhe në kthim kanë ndaluar e janë bërë bashkë me bandën e tyre për të zënë rrugën.Rreth orës 02.00 pas mesnate, afër fshatin Miliskajë, është qëlluar drejt Makines ku gjindeshin Ilir Konushevci dhe Doktori Hazir Malaj, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës,me qëllim ndalimin e mjetit.

Megjithëse automjeti ku ndodheshin doktor Haziri dhe Iliri u sulmua dhe të shtënat mund të dëgjoheshin deri shumë larg, kamioni me armë dhe me shoqëruesit e SHIK-ut në të nuk u duk asgjëkundi  për ti përkrahur  dhe mbrojtur ata. Një kamion me armë!!!

Ilir Konushevci

Kur kriminelët kanë ndaluar makinën kanë parë se në të është Hazir Mala dhe i kanë kërkuar të largohet se ata kanë qenë shokë të Arianit djalit të Hazirit I cili ishte vrarë pak kohë më parë, për më tepër ata kishin urdhër të vrisnin vetëm njërin!!!  Hazir Mala, jo vetëm që nuk është larguar por edhe ka qëlluar duke vrarë pikërisht emigrantin nga vëllezërit Demiri. Kur është vrarë vëllai ata e kanë humbur toruan dhe nuk kanë  ditur më cfarë të bëjnë. I kanë marrë me vete në makinat e tyre Ilirin dhe Hazirin dhe në udhëtim e sipër kanë vendosur që të vrasin dhe Hazirin sepse ishte dëshmitar, por duke iu afruar me shumë fshatit Fierzë skanë pasur më shumë raste dhe I kanë zbritur nga makina duke I shtyrë drejt përroit të Poravës e aty kanë qëlluar barbarisht mbi ta!!.

Mbaj mend si sot kur kam shkuar  në Morgun e Spitalit që Iliri ka pasë 18 vrima dhe të gjitha në trup, asnjë në kokë apo këmbë, vetëm edhe dy  vrima në krah të majtë. Nga vrimat në bark i dilnin zorrët jashtë. Hazir Mala i ka dalë përpara për ta mbrojtur dhe  i ka pasë vrimat në të gjithë trupin, ndërsa Iliri më shumë ka pasë vrima në anën e majtë sepse e ka mbrojtur trupi i Hazirit.

Ilir Konushevci
Dilaveri ne te majt, Iliri Konushevci ne mese dhe Gezim Sejdiu

Të  nesërmen u hap lajmi se njëri nga vëllëzërit Demiri kishte vdekur rrugës për në shtëpi.Si arsye e vdekjes u tha se I ndjeri kishte dale natën nga makina për të kryer nevojat personale dhe kishte qëlluar padashje duke vrarë veten. Me plumb pas koke!!??

Më vonë është marrë vesh se Hazir Mala dhe Ilir Konushevci kanë humbur rrugës sepse kamioni ishte kthyer në Tiranë.  Tani vetëm budallenjtë nuk dinë ti japin zgjidhje kësaj pune sepse kamioni që u kthye si u kthye, pse nuk vajti në Bajram Curr?  Në kamion  ishin pjestarët e  SHIK-ut dhe ata kishin armë, një kamion me armë, pse nuk ndërhynë? Pse nuk i mbrojten Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën? Nga të gjitha ato armë që u shkrepën për të ndaluar makinën e Hazir Malës pse nuk e kapi asnjë plumb kamionin apo ishte aq larg kamioni? Tani që Ilirin dhe Hazirin I vranë disa tropojanë që mereshin me prita e vrasje dihet po kush e beson se ata e bënë pritën për ti grabitur personat në fjalë? Ata po të kishin qëllime grabitqare do të ndalonin kamionin jo autoveturën me dy persona brenda. Për këtë kush ka përgjigje?? SHIK-u? Xhavit Haliti me  Azem Sylën se bashku me Raif Gashin dhe Naim Hazirin-Dilaverin? Pastaj nga e dinin në Tiranë se kanë humbur Hazir Malaj dhe Ilir Konushevci dhe kamioni u kthye rrugës? U treguan SHIK-sat tradhëtarë që braktisën shokët në breshëri kallashinkovësh???

Sipas një dëshmitari të gjallë te kohës ky ështe versioni i vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës dhe është njëri ndër versionet me të besueshme deri  sot.

Ende ka shumë enigma për këtë vrasje, por me vullnetin e mirë të Raif Gashit, Naim Hazirit-Dilaverit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, e sa të tjerëve, enigma e vrasjes në pusi e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës do të zbërthehej tërësisht një ditë.

Për hir të së vërtetës, në nder të atyre që I kushtuan jetën lirisë së Kosovës dhe për dhimbjen e atyre që lanë pas e kërkojmë një përgjigje që të na bindë kësaj here!

Autori ësht Shok dhe bashkluftëtar i Ilir Konushevcit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu