Sinadinovski: Në Maqedoni jetojnë 70 mijë shqiptarë ortodoksë

0
706

B. Sinadinovski

Branisllav Sinadinovski, është shqiptari që jeton në Maqedoni, por ai nuk di asnjë fjalë shqip. Paraardhësit e Sinadinovskit nga Beliçica e Rekës së Epërme të Maqedonisë, shqipen e flisnin çdo herë.

Me kalimin e kohës, familja e tij thotë se është asimiluar, por pretendon se numri i shqiptarëve ortodoks në Maqedoni është shumë i madh.

“Mund të them se në gjithë Maqedoninë, tashmë ka rreth 70 apo 75 mijë shqiptarë ortodoksë. Po sigurisht se kjo shifër nuk duhet të merret si një fakt i kryer, se numri i tyre do të dihet vetëm atëherë kur do të bëhet regjistrimi i popullsisë edhe sipas përkatësisë së tyre fetare”, ka thënë ai në një rrëfim për emisionin Info Magazinë në Klan Kosova. Sinadinovski, thotë se ka ardhur koha kur ortodoksët tjerë shqiptar që ishin objekt i asimilimit të pranojnë kombësinë e tyre.

Një thirrje të tillë, Sinadinovski e kishte bërë edhe më herët, por disa herë ja kishte parë sherrin. Ai, u quajt ordinerë dhe u sulmua po ashtu edhe fizikisht.

“Një natë rreth orës 8 dikush i ra ziles së derës, kinse për të kërkuar ndonjë ndihmë dhe kur e hapa derën, më shtynë fuqishëm dhe rashë e u rrëzova. Mblodha forcën e u ngrita për ta mbyllur derën por më ranë fuqishëm te gjunjët,ku edhe më tutje po ndjejë dhembje të madhe. Këta njerëz edhe më tutje nuk po më lënë të qetë, po e shkruajnë në derën time “SHIPTAR”, e kanë shkruar një letër me fjalë tejet fyese dhe me alfabet latin, të cilën ia tregova dhe policëve që erdhën, e ku thuhej edhe ajo se mua dhe familjarët e mi do të na therin”, vazhdon rrëfimin Sinadinovski.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare që është edhe një nga themeluesit e partisë VMRO- DPMNE që udhëhiqet aktualisht nga kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, e ka ndërmarrë edhe një nismë të re.

Ai po tenton të themelojë Kishën Ortodokse Shqiptare të Maqedonisë.

Libri i Sinadinovski-t

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu