Sinadinovski: Në Maqedoni jetojnë mbi 70 mijë shqiptarë ortodoksë

0
672

Sinadinovski

Shkup, 29 nëntor – Në Maqedoni jetojnë më shumë se 70 mijë shqiptarë ortodoksë, pretendon profesori Branislav Sinadionovski.

Në një deklaratë për mediet maqedonase, profesori sqaron edhe idenë e krijimit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Maqedoni, të cilën e paraqiti dje gjatë promovimit të librit të tij.

Sinadinovski thotë se formimi i Kishës Ortodokse Shqiptare është kërkesë e besimtarëve që, referuar të dhënave nga shekulli i 15-të, janë rreth 70 deri 75 mijë në Maqedoni.

“Askush nuk ka nevojë të ketë frikë nga formimi i Kishës Ortodokse Shqiptare, aq më pak Kisha Ortodokse Maqedonase. Sepse formimi i saj mundet veçse të lehtësojë procesin e zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet sot kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase”, tha Sinadinovski për 24Vesti.

Sipas tij, formimi i Kishës Ortodokse Maqedonase është ëndërr e rilindësit shqiptar, Josif Bageri, përmendorja e të cilit pritet të vendoset së shpejti në zonën qendrore të Shkupit.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu