“Sindroma e Beogradit” – Nga Shaban Murati

0
117
“Sindroma e Beogradit” - Nga Shaban Murati

Qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës nuk qenë në gjendje të bëjnë mini-Shengenin shqiptar dhe po bëjnë me daulle mini-Shengenin serb.

Mirë Prishtinën në dukje po e martojnë me zor, po Tirana pse e ka këtë entusiazëm, kur ka qenë njëherë e martuar me Beogradin në vitin 1946 dhe konsumuan martesën me zonën e përbashkët ekonomike, me bashkimin ekonomik dhe doganor, me njësimin e lekut shqiptar me dinarin jugosllav, etj.

Kryeministri i atëhershëm shqiptar me padurim i kërkonte me letër Titos të caktonte datën e bashkimit formal dhe përfundimtar të Shqipërisë me Jugosllavinë.

Dashuria e viktimës me xhelatin e saj nuk është vetëm histori letrare.

Është gabim të quhet “sindroma e Stokholmit”. Para saj kemi “sindromën e Beogradit” te qeveritë shqiptare në kohën e vjetër dhe në kohën e re.

©Shaban Murati

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu