Sipas mediave serbe, spiuni bullgar e kishte informatën për ardhjen e Gavriqit në Kosovë

0
626

Gavriq Sllobodan 1

Zhelko Todoroviq (42) u arrestua në Beograd, si pjesë e hetimit që thuhet se ndërlidhet me konfiskimit të 13 kilogramëve të eksplozivit para Hotelit Grand në Prishtinë. Sipas ditores serbe Blic, ai është marrë në pyetje nga pjesëtarët e MUP-it dhe të Agjencisë së Sigurisë, pasi gjoja dyshohet se informatën për ardhjen e Slobodan Gavriqit në Kosovë ia kishte dhënë narko-dilerëve, të cilët pastaj kanë lajmëruar organet e Kosovës!
Hetimi rreth rastit të Gavriqit, i cili u arrestua javën e kaluar në Kosovë me 13 kilogramë eksplozivë nën dyshimin për sulm terrorist ndaj Katedrales katolike, e ka shpirë policinë serbe te miku i tij më i mirë, Todoroviqi, transmeton Telegrafi.

“Todoroviqi fillimisht ka thirre një narko-diler nga Novi Pazari e pastaj vëllain e tij në Rozhajë. Të dyve ai ju tha se Gavriqi po shkon në Kosovë me 13 kilogramë eksplozivë. Ai u tha se Gavriqi synon të hedh në erë hotelin Grand, por Policia e Kosovës dyshon se donte të sulmonte Katedralen. Todoroviqi të dy trafikantëve u tha se informatën ia dha personi i quajtur Bugari”, thotë bashkëbiseduesi i Blicit, ndërsa Bugari dyshohet se është anëtar i shërbimit sekret bullgar.

Sipas ditores serbe, 48 orë para arrestimit Gavriqi ishte dy herë në Kosovë me urdhër të mikut të tij, Todoroviq.

“Gavriqi me eksplozivin e njëjtë ka shkuar dy herë në Kosovë, ku në Grand ka pritur blerësin që ia ka gjetur Todoroviqi. Të dy herët blerësi nuk u lajmërua e Gavriqi me eksploziv u kthye në Serbi. Herën e tretë Todoroviqi vendosi ta paraqes”, thotë burimi i ditores serbe.

Todoroviç u arrestua pasi thuhet se u zbuluan bisedat e tij me dilerët. Gjatë marrjes në pyetje ka thënë se nuk e di ku e ka marrë Gavriqi eksplozivin, ndërsa shton në këtë punë Gavriqi është futur pasi kishte shumë borxhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu