Siri, regjimit të Asadit i erdhi fundi?

0
949

Pas muajve të tërë presion mbi presidentin e Sirisë Bashar Al-Assad, SHBA-ja, Turqia, Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit kanë ndërmarrë hapa konkrete kundër regjimit të tij.

Pas vendimit për të njohur Këshillin Kombëtar të opozitës në Siri, këto vende do të ndihmojnë rebelët me armë dhe mjete të tjera për të luftuar kundër pushtetit.

Në takimin e mbajtur në Stamboll, Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit do të krijojnë një fond prej shumë miliona dollarë për të paguar rebelët.

Gjithashtu Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton është shprehur se SHBA do të ofrojë ndihmë sa i takon pajisjeve të komunikimit.

OKB përllogarit se që prej nisjes së trazirave një vit më parë, në Siri janë vrarë mbi 9 mijë njerëz. /F.S/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu