Siri, sot 100 të vdekur. Assad: “Pastroni vendin nga terroristët”

0
358

E denoncojnë gjendjen aktivistët e komiteteve të koordinimit lokal. Pjesa më e madhe e viktimave regjistrohen në zonën e kryeqytetit, Damask. Presidenti del në ekrane.

SIRI – Presidenti Assad ka përforcuar sot ‘vendosmërinë e Sirisë, që të pastrojë vendin nga terroristët” . E bën të ditur këtë me një shirit televizioni publik sirian.

Ndërkohë që në Siri vazhdojnë përleshjet, dhe vetëm gjatë ditës së sotme ka së paku 94 të vdekur nga bilanci i dhunës. Në faqen e tyre në facebook, aktivistët referojnë vrasjen e 26 njerëzve në Damask, në periferitë e tij. Në Aleppo, kryeqytetin ekonomik të vendit, ku prej mbi një jave regjistrohen përleshje të dhunshme mes rebelëve dhe forcave qeveritare, të vdekurit duhet të jenë së paku 22. 
Në Daraa, në Sirinë mesdhetare, numërohen së paku 17 të vdekur, 12 në Homs, mes të cilëve shumë fëmijë dhe nëntë në Idlib, në veriperëndim. Në Dayr az-Zor, në lindje të vendit, viktimat janë së paku pesë, ndërsa në Hama kanë mbetur të vrarë tre vetë.

Corriere della Sera

MA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu