Ska drejtësi në gjykaten e Hagës, këto janë pallavra

0
754

Shefqet Kabashi i arrestuar dhe dërguar në Hagë ditë më parë e ka nisur sot dëshminë e tij në gjykimin ndaj rastit “Haradinaj”.

Që nga fillimi i seancës Kabashi në vazhdimësi nuk i është përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjeve të prokurorit,dhe më këtë rast vet dëshmitari Kabashi shtroi shumë pyetje për prokurorin gjë që ishte e nevojshëm shumë herë për të ndërhyrë edhe gjykatësi.

Ai hetuesit ndërkombëtarë i quajti si me të padrejtë se ata serbë gjatë kohës së luftës.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë burg në Jabllanicë, dhe se në kazermat e kësaj zone nuk ka pasur persona të burgosur.

“Keni mbledh 100 dëshmi e ju kanë përzier, e unë nuk mund t’ua rregulloj. Nuk ka pas aty të burgosur, aty kush ka dashur ka hy dhe ka dal, aty u kanë shtabi dhe nuk ka pas të ndaluar. Kam qenë ushtar aty me disa tjerë të pakët, sepse këta tjerët janë bërë komandat”, ka thënë Kabashi.

Ai u pa haptas se ishte i frustruar në prokurorinë, dhe e pyeste në vazhdimësi se pse është arrestuar.

“Nuk e di pse jom këtu, jom në pavijone ku rrin kriminelet, e pash edhe Karagjiqin tu lujt tenis”, ka thënë dëshmitari Kabashi. (indeksonline)

Nuk ka drejtësi në këtë gjykatë, këto janë pallavra

Në Tribunalin e Hagës ka vazhduar procesi i rigjykimit ndaj ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Harainajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Rigjykimi i pjesshëm ka vazhduar me paraqitjen e dëshmitarit Shefqet Kabashi, i cili shumicën e kohës refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorit, duke i quajtur hetuesit ndërkombëtarë si me të padrejtë se ata serbë gjatë kohës së luftës. Në disa prej pyetjeve, Kabashi ka thënë se nuk ka pasur burg në Jabllanicë ashtu siç pretendon prokuroria, ndërsa ka akuzuar këtë të fundit që nuk ka bërë asgjë për rreth 200 shqiptarët e vrarë e masakruar në Burgun e Dubravës.

Kabashi është arrestuar për shpërfillje të gjykatës pas refuzimit për të dëshmuar në gjyqin kundër ish- kryeministrit Ramush Haradinaj. Qysh në fillim të seancës së sotme, Kabashit nuk i kanë pëlqyer pyetjet nga prokurori Paul Rogers, pasi konsideronte se janë të padobishme për këtë proces të padrejtë që po ndodh.

Sidoqoftë Kabashi ka deklaruar se qysh në prill të vitit 1998 i është bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Jabllanicë të komunës së Gjakovës. Ai tha se nuk ka pasur asnjë burg në Jabllanicë, dhe se në kazermat e kësaj zone nuk ka pasur persona të burgosur.

“Keni mbledh 100 dëshmi e ju kanë përzier, e unë nuk mund t’ua rregulloj. Nuk ka pas aty të burgosur, aty kush ka dashur ka hy dhe ka dal, aty u kanë shtabi dhe nuk ka pas të ndaluar. Kam qenë ushtar aty me disa tjerë të pakët, sepse këta tjerët janë bërë komandat”, ka thënë Kabashi.

I pyetur për nënshkrimin e disa dokumenteve, ish ushtari i UÇK-së Shefqet Kabashi theksoi se ai nuk mbante mend se ç’farë kishte nënshkruar, pasi kishte hedhur firmën mbi 20 dokumente.

“Nuk mbaj mend cilat dokumente se mbi 20 i kam nënshkruar ato që sillnin hetuesit tuaj sikurse regjimi serb më herët. Me kanë thënë nënshkruaj edhe kam nënshkruar, ai ndihmësi i juaj që ende beson në lopë dhe jo në Zot, e i cili ka bërë shumë gabime”, ka thënë Kabashi, duke ju referuar një hetuesi nga India që punon në Prokurorinë e Hagës.

Më tutje, Kabashi tha se hetuesit e Hagës kanë bërë shumë gabime dhe i kanë ngatërruar dëshmitë. Sipas tij, çështja e paraqitur në këtë rast është sikur të akuzohej dikush për vrasjen e Barak Obamës, kur ishte me pushime, ndërsa presidenti amerikan është shëndoshë e mirë.

Dëshmitari i ka kërkuar gjykatës që ta thërriste si dëshmitar për 200 viktimat e burgut të Dubravës të vrarë nga serbët, ku ai kishte qenë vetë dëshmitar okular dhe jo të detyrohet të jap dëshmi pa dëshirën e tij.

“Ti po më pyet çka ka ndodh në Jabllanicë. Pse nuk po më pyesni për vrasjen e 200 personave në Burgun e Budravës, të cilët janë vrarë për një ditë. Pse nuk po më kërkon dëshmi për këtë ku kam qenë dëshmitar. Këto që kërkoni ju nuk janë dëshmi, këto janë pallavra. Më mirë kish qenë këto miliona që merrni t;i dërgoni në Hollivud për të bërë një film të mirë. Ju po thoni që janë vrarë 3-4 veta dhe doni të barazoni me ata 200”, është shprehur Kabashi.

Sipas tij, nëse flitet për krimet në ish- Jugosllavi, atëherë hetuesit nuk kanë bërë asgjë, bile kanë bërë keq gjatë kësaj kohe.

Për shkak të kundërshtimeve të dëshmitarit Shefqet Kabashi seanca e sotme pjesë-pjesë është mbajtur mbyllur për opinionin. Seanca do të vazhdoj edhe më tutje gjatë ditës.(KP)

Kabashi: Po ndëshkohen viktimat

Ka filluar dëshmia e Shefqet Kabashit, të konsideruar nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës vendimtare në çështjen e Ramush Haradinajt dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij.

Dëshmitari Shefqet Kabashi, i sjellë me dhunë nga SHBA-të, po refuzon thuaja çfarëdo përgjigje në pyetjet e prokurorit, duke e akuzuar atë dhe Prokurorinë e Tribunalit se po ndjek e ndëshkon viktimat dhe po amniston autorët e krimeve, duke rikujtuar krimet e pandëshkuara serbe në Burgun e Dubravës dhe masakrat e tjera. Momentalisht procesi ka kaluar në një seancë të mbyllur.

Paraqitja e tij duhej të bëhej të premten, por u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës, i cili kishte thënë se klienti i tij ishte në gjendje të rëndë psikike dhe fizike, pas arrestimit dhe transferimit të tij në Hagë.

Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) akuzohet për shpërfillje të Tribunalit të Hagës. Ai kishte refuzuar të dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, me arsyetim se Tribunali nuk ofronte siguri të mjaftueshme për dëshmitarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu