S’ka pauzë për drekë

0
896
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndryshim të orarit të pushimit për punonjësit civil në shërbim të qytetarëve. Punonjësit e Komunës së Prishtinës, që nga data 20 janar, do të punojnë pandërprerë përgjatë orarit të punës, duke përfshirë këtu edhe kohën e drekës.

“Komuna e Prishtinës njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga dita e hënë, 20 janar 2014, shërbimet me qytetarë nuk do të jenë të mbyllura për pauzë të drekës. Të gjitha shërbimet në ndërtesën e vjetër të Komunës, ato të ofiqarisë, shërbimit për qytetarë, dhe ato të tatimit në pronë, do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 08:30 deri në 15:00 pandërprerë”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Prishtinës, si lehtësim i parë në reformimin e proceseve të shërbimeve për qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu