S’ka rezistencë në LDK për koalicionin me PDK’në

0
684

LDK-ja

Shumica e deputetëve të LDK’së në Kuvendin e Kosovës kanë vendosur të përkrahin koalicionin me PDK’në. Nje veprim që tregon se në partit poltike në Kosovë, ska parime dhe profil poltike.

Deri më tash, vetëm tri deputete kanë dalë kundër koalicionit dhe kanë thënë se nuk do të votojnë Qeverinë e udhëhequr nga LDK’ja.

Të tjerët, janë shprehur pro koalicionit dhe presin vendimet partiake se kush do të bëhet Ministër.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK’së, Lirije Kajtazi e quan koalicionin me PDK’në si kombinim të mbarë dhe thotë se preferon të mbetet në Kuvend e jo të shkojë në Qeveri.

“Ka qenë i nevojshëm të krijohet diçka e tillë, edhe pse shumica nga subjekti kanë rezerva. Por, duam të dëshirojmë që është kombinim i mbarë. Së paku duam mos me mbet anash, por me ndihmu nga e mbara”, ka deklaruar Kajtazi.

“Unë jam e orientuar në legjislativ. Këtë mandat e kam fituar nga qytetaret dhe këtë mandate dua me e mbajt. Jam e orientuar në legjislativ”, ka shtuar ajo.

Deputeti tjetër i LDK’së, Muhamet Mustafa, ka thënë se janë organet e LDK’së që kanë vendosur të hyjnë në koalicion me PDK’në pasi koha dhe mundësia për të bërë koalicion me Bllokun u harxhua.

“Shpresoj se ky koalicion do të bëj kthesë në qeverisje sidomos në zhvillim ekonomik. Është një shans që Kosova duhet ta shfrytëzojë më tutje”, ka thënë ai.

“Më shumë preferoj të mbetem në Kuvend”, ka thënë Mustafa, kur është pyetur nëse do të pranonte të bëhej Ministër.

Edhe deputetja Njomza Emini ka thënë e respekton vendimin e organeve udhëheqëse të LDK’së dhe nuk dëshiron të deklarohet më shumë.

“E respektoj vendimin e Këshillit Drejtues të LDK’së. Kaq”, ka thënë deputetja e LDK’së Njomza Emini, për Express.

Deputeti tjetër i LDK’së nga Gjilani, Fatmir Rexhepi ka thënë se nuk është duka u marrë fare me koalicionin me PDK’në pasi me këtë punë po merren organet udhëheqëse të kësaj partie.

“Nuk jam hiq duke u marrë me ato punë njëherë, nuk jam hiq këtej pari. S’kam asnjë fjalë, s’kam lidhje me ato pune. Merret Kryesia me ato vendime”, ka deklaruar Rexhepi.

Express ka kontaktuar edhe me disa deputetë të tjerë të LDK’së të cilët s’kanë hapur telefonin. Në mesin e të cilëve edhe Arben Gashi, Nuredin Ibishi, Ali Sadriu, Kujtim Shala.

Koalicioni PDK-LDK është lidhur përmes një marrëveshje mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit. Lideri i LDK’së pritet të marrë pozitën e Kryeministrit e Thaçi të bëhet President pas dy vitesh.

Ky është koalicioni i tretë i PDK’së me LDK’në. Për herë të parë, këto dy parti ishin në bashkëqeverisje në koalicion të gjerë, ku Kryeministër ishte Bajram Rexhepi. Herën e dytë është viti 2007 kur PDK del partia e parë e Hashim Thaçi bëhet Shef i Qeverisë. E tash, për herë të parë pasluftës, LDK pritet të udhëheqë me Qeverinë në koalicion me partinë e parë, PDK’në.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu