S’ka veresie Pasha Edi, mbaj qylafin e kuq në kokë

0
48

I thonë 525 shtëpi Pasha Edi, që përkthehen në votë nga halli për pashallëkun tënd periferik dhe sot ishte dita që sevapin ta kthesh në jazëkun tënd. Ashtu ndodhi. Rama nuk mori lavdinë, as epiqendrën e propagandës, por turpin personal që se ka problem ta hajë me bukë e nëse nuk shtuhet lehtë një banane Venezuele do treste gjithçka. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, u prit me nderimet më të mëdha ceremoniale shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Gjuha e trupit e tradhtoi Pashain tonë.

Shpresoi se do merrte vëmendjen në inagurimin e 525 shtëpive të ndërtuara falas nga qeveria turke, por në fakt sot u shënjua dhimbja jonë si komb dhe përçudnimi i kreut të qeverisë shqiptare që më shumë se u nderua, u përbuz nën batakçillëkun qeveritar.

Është përkujtimorja e 554-vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pak kilometra larg tokës ku Erdogan u prit me nderime nga Pashai lokal, ndodhet vendi ku u prehën eshtrat e Skënderbeut, që më vonë u përdhosën nga ushtria pushtuese Osmane. As edhe një ceremoni shtetërore për këtë datë përkujtimore, por edhe nëse do të ndodhë do jetë një shpëlarje duarsh pasi ke gjakosur historinë e vendit.

Shtëpi falas, spitale falas, por haraçi duhet kthyer, jo më në borxhin monetar, por atë moral dhe mbi të gjitha gjeostrategjik. Ndikimi turk në vendin tonë nuk është krijuar vetëm kohët e fundit, por është një vijimësi që shkon në brezat e rinj që po rriten sot. Këtë peshqesh kemi nga Rama, që për hir të pushtetit fort personal ka nxjerrë në Pazar interesin kombëtar.

Ndalu beg i vogël, sepse hendeku është i madh dhe sorollopi periferiferik nuk e kapërcen dot, pavarësisht shalëve të gjata me të cilët mburret. Rruga që Rama na ka shtruar është vetëm  “Dumbabiste”. Nuk ka asnjë aneks që të shpie në Bruksel, por vetëm një supersradë me dy drejtime: Ankara-Beograd.

Ky ask është shtruar që nga viti 2013. Rama shpresoi të nderohej si Pasha por në fund doli një yzmeqar për oborrin e “Sulltanit”. Qylafi i kuq i mbeti mby krye!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu