Skandal: “Ekskursioni” i asambleistëve të Fushë Kosovës me para të qytetarëve

0
1574

Barileva tours

Shumica e asambleistëve të Fushë Kosovës pak ditë para vitit të ri, kishin shkuar në një “ekskursion” disa ditorë në Shqipëri. Edhe pse me buxhetin e vitit 2014, nuk ishte paraparë ky udhëtim “zyrtar”, përjashtuar asambleistët e Vetëvendosjes, thuajse të gjithë të tjerët ia kishin mësyer Shqipërisë.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic, Ylber Islami, shef i asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës. Islami ka thënë se ky udhëtim është skandal në vete, për faktin se pos që buxheti për këtë udhëtim nuk ishte i planifikuar, ku sipas tij u shpenzuan mijëra euro, poashtu në këtë udhëtim nuk kishte ndonjë agjendë zyrtare.

“Thjeshtë ishte një ekskursion, i cili qytetarëve të Fushë Kosovës, u kushtoi mijëra euro”.

Ai ka bërë të ditur për Gazetën Blic se “brenda një ditë është vendosur që të shkohet në Shqipëri. Kanë shkuar grupe grupe me makina, pa kurrfarë agjende”, vetem po shkoim se i kemi të gjitha të paguara, ka thënë Islami.

Ai ka shpjeguar se Kuvendi i Komunës e ka një vijë të veçantë buxhetore, jashtë buxhetit të zakonshëm, por që sipas tij nuk është planifikuar.

Shefi i asambleistëve të Vetëvendosjes, ka thënë se ka dyshime se pos asambleistëve, në këtë ekskursion, ka pasur edhe zyrtarë të tjerë komunalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu