Skandal në EULEX, zyrtari i lartë abuzon me kosovarët

0
626

Berlin, 16 prill – Shpërthen një skandal në Misionin e BE-së në Kosovë. Incidenti ka të bëjë me një nëpunës ndërkombëtar në EULEX, i cili dyshohet për abuzim të pozitës së tij zyrtare. Siç ka raportuar Klan Kosova, denoncimin për abuzimin e detyrës nga ky zyrtar i EULEX-it e ka bërë personeli lokal i Misionit.

Sipas burimeve brenda EULEX–it, i denoncuari më pastaj ka kërcënuar punëtorët se do të pësojnë nëse denoncojnë rastin. Mirëpo, për rastin e zbuluar nga Klan Kosova, është njoftuar edhe Brukseli, raporton Telegrafi.

Po ashtu thuhet se është ngritur një ekip hetimor brenda EULEX-it për të shqyrtuar çështjen, e cila është ndërlikuar edhe më tej, pas denoncimit të bërë nga personeli lokal.

Ndërkohë brenda EULEX-it rasti është vlerësuar si shumë sensitiv dhe është kërkuar që rasti të hulumtohet me shumë seriozitet.

Nuk është bërë publik emri i abuzuesit nga EULEX-i, përveç se thuhet se ai ka ushtruar dhe ka pasur një pozitë të lartë në hierarkinë e Misionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu