Skandal: Policia blenë gardërobë nga biznesi i Baki Kelanit (Dokument)

0
766

Baki Kalani

Policia e Kosovës(PK) i ka dhënë tender biznesit të vëllaut të zëdhënësit të këtij institucioni, Baki Kelanit.

Në tenderin për furnizim me rroba civile, Policia e Kosovës, ka shpallur fitues kompaninë ‘Bosser’, të cilën, sipas burimeve të portalit “INFOKUSI”, e udhëheq Sami Kelani, i cili është vëllau i zëdhënësit të policisë, Baki Kelani.

Sami Kalani

“INFOKUSI” ka mësuar se biznesi i Kelanit “Bosser”, që gjendet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, më 21 tetor 2015 është shpallur fitues i tenderit të Policisë në vlerë prej 1500 euro, përderisa kontrata është planifikuar të nënshkruhet më 26 tetor.

Në këtë tender të policisë kanë konkurruar tre operatorë ekonomik, përderisa çmimi më i lartë ka qenë 2100 euro.

Shkelje tjetër në këtë tender të Policisë së Kosovës, është se tenderi nuk ka qenë i hapur, por ka shkuar nëpërmjet kuotimit (caktimit) të çmimit, transmeton portali “Infokusi”.

Sipas Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve, kompania ‘Bosser’ është hapur në vitin 2013, e cila aktivitet primar e ka tregtinë me pakicë të tekstileve në dyqane të specializuara. /Telegrafi/

Kalani Tender

Kalani Tender 1

Kalani Tender 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu