(Skandal) Smaka, fik kamerat, vjedh dosjet e AKI-së

0
1110

Bashkim Smakaj

Ish shefi i AKI-së, Bashkim Smaka, qysh nga e marta kishte nisur të “përgatitej” për largimin e tij. Madje, ai ishte kujdesur që edhe kamerat e sigurisë mos të xhirojnë veprimet e tij, duke i fikur ato, pasi që ai me vete ka marrë dosje të shumta, duke përfshirë dokumente me vlerë të madhe, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Sipas të njejtave burime dosjet nga AKI u tërhoqën në prani të zv.drejtorit të kësaj Agjencie, Muharrem Ajeti.

Në ndihmë të Smakajt për marrje të atyre dokumenteve i kanë dal edhe miqtë e tij që janë struktura udhëheqëse brenda AKI-së.

Dosjet ne AKI

Siç duket Smakaj, po i frikësohet udhëheqjes së re në Agjencionin për Inteligjencë, dhe në këtë mënyrë ai ka tentuar që nga aty t’i largoj dosjet në fjalë, përgjimet e paautorizuara dhe faktet e tjera që Smakajn jo të hijëshme për një ish-kryespiun që të përballet me ligjin.

AKI shumë shpejt pritet që të spastrohet nga klani i Bashkim Smakajt, dhe keqpordorimeve në këtë Agjencion pritet që të iu vie fundi./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu