Skandal: Zyrtari i LDK-së shantazhon mësuesit e Prishtinës sepse marrin pjesë në tubime të VV-së (Foto)

0
824

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka akuzuar këshilltarin e ministrit Skender Hyseni, njëherësh edhe asamblist në Komunën e Prishtinës, Agim Gashin, për kërcënim të një mësuesi i cili kishte marrë pjesë në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti ka publikuar edhe foton e një mesazhi telefonik që Agim Gashi i ka dërguar mësuesit në fjalë, shkruan Periskopi.

” Para disa ditëve, Albin Kurti dhe Hysen Durmishin kanë mbajtur një tubim në Mramor. Nga ky tubim me qytetarë janë publikuar disa foto të qytetarëve prezent.Një ditë më pas, Agim Gashi, asambleist ne komunë dhe udhëheqës i grupit të LDK e njëherit edhe këshilltar i Skender Hysenit i dërgon mesazhe njerëzve që kanë qenë në tubim”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka pyetur Gashin se a mbahen njerëzit në parti me kërcënime.

“A me kërcënime të buta po mundohen me i mbajt njerëzit në parti? Nuk po guxuakan njerëzit me ardh në tubime të VV sepse keshilltari i Ministrit po i kërcënon? Me bukën e moçme, po vazhdon me kokëfortësi. Po e fshij një pjesë të numrit për të mos i dërguar njerëzit sms-e”, ka shtuar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu