SKANDALI I RADHËS|| PDK “shpall” veteranë edhe militantët partiak, që s’ishin kurrë ushtarë

1
774

veteranet-640x330

Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit, që e ka udhëhequr procesin e verifikimit të listës me ata që kanë luftuar gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka arritur që veteranë të “shpallë” edhe ata që as edhe një ditë nuk kanë qenë në luftë.

Burime të gazetës të afërta me procesin e verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK-së pretendojnë se në listat e Zonës Operative të Llapit janë futur zyrtarë të partisë, që nuk kanë qenë fare pjesë e luftës.

Në këto lista sipas këtij burimi është futur edhe kryetari i PDK-së në Fushë Kosovë, Naser Grajçevci si dhe ish- kryetari i degës së kësaj partie në Fushë Kosovë, Ahmet Krasniqi. Sipas këtij burimi, në këtë listë janë futur edhe dy persona tjerë të afërt me PDK-në e Hashim Thaçit, Hysen Merovci dhe Fazli Haziri.

“Do t’u drejtohem komisionit për denoncimin e këtij rasti, me qëllim që të hiqen nga listat për veteran, për faktin se këta persona nuk kanë qenë asnjëherë në luftë”, tha ku burim.

Publikimi i listave të veteranëve, ka shfaqur pakënaqësi të shumta.

Pakënaqësitë më të mëdha kanë të bëjnë pikërisht në Zonën Operative të Llapit. Mediet kanë raportuar se edhe vëllezërit e komandant Remit, janë përfshirë në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndonëse këta të fundit gjatë kohës së luftës kanë qenë në Gjermani.

Mirëpo, vetë Rrustem Mustafa i ka mohuar këto pretendime.

Ndërkohë, para pak ditësh një ish- bashkëluftëtarë i Zahir Pajazitit ka thënë se kushdo që i ka pasur 3 mijë euro, ka mundur të marrë statusin e veteranit të UÇK-së pa qenë fare pjesë e luftës.

1 Koment

  1. Reagim ne lidhje me shkrimin ne Portalin tuaj me titull: “Skandali i Radhes: PDK “shpall” veterane dhe edhe militanet partiak, qe s’ishin kurre ushtare”.

    Per hire te informimit objektiv te opinjonit publik, per arsye te apostrofimit te emrit tim nga ana e Portalit tuaj, konsideroj se shkrimi juaj eshte i njeanshem dhe i motiovuar politikisht. Vete titulli i shkrimit eshte skandaloz dhe tendencioz ku nuk ka as autor e as burim te informates. Me kete rast sajuesit e keti shkrimi kan marr rolin e arbitrit,duke u mundura te dezinformojne opinjonin per qellime politike duke u sherbyer me metoda te UDB-se, per qellime politike.Deklaroj me pergjegjesi se asnjehere nuk kam takuar asnje antare te Komisionit, por edhe te apostrofuarit e tjere. Ky shkrim skandaloz eshte i motivuar politikishte dhe ne vehte permban genjeshtra te kulluara. Une me pergjegjesi te plote pohoje e kete e dine njerzit qe ne ate kohe kane qene pjese e UCK-se, se ne kemi qene pjese e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Zona Operative e LLapit, ku kemi veprue edhe ne Drenice, e per kete jane deshmitaret e gjalle, duke fillue nga Shtabi i Pergjithshem, e deri te njesitet e UCK-se. Tani nuk do ti permendi emrat per shkak te korrektsise, por une qe nga neser kete shkrim do ta dergoje ne institucionet e drejtesise sepse shpifjet e ketilla paraqesin veper penale dhe denigrim i personalitetit te individit dhe kontributit.
    Shkrimi i ketille pa perfill mendimin e pales tjeter te kujton kohen e kaluar qe dikush ka ende nostalgji. Prandaj kujtoj opinjonin e nderuar se une e kam edhe librezen e veteranit te UCK-se, qe nga mbarimi i luftes.

    Me respekt,
    Hysen Merovci

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu