SKANDALI/ Lulzim Basha, leje vetes për të shtuar një kat të 13-të në pallatin e tij (DOKUMENT)

0
907

Basha

Kryetari i Bashkisë jep modelin më të shëmtuar se si zaptohet një hapësirë publike për vete dhe si rrezikohet jeta e banorëve të pallatit ku banon.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka nxituar të firmosë një leje për veten e vet në katin e 13 të pallatit ku banon, para se të dorëzojë zyrën e tij në Bashki.

Skandali, i cili është jo vetëm urbanistik, por dhe politik, fillon me abuzimin e tij mbi një pronësi kolektive në pallat, duke përdorur taracën si shesh ndërtimi personal dhe vazhdon me mungesën e thellë të etikës dhe abuzimit me postin duke i dhënë leje vetes për të uzurpuar një hapësirë publike. Bëhet fjalë për nje shtesë 1 kat mbi një pallat 12 katësh, pas stadiumit “Qemal Stafa”, ku ai jeton.

Lejen e bëri publike sot Erion Veliaj, kandidati i shumicës për Bashkinë e Tiranës, i cili premtoi se do ta anulojë lejen sapo të hyjë në zyrë. Bashkëlidhur është leja dhe planimetria shoqëruese.

Nga një kontroll i i rregullores se planit vendor, duket që e kishin parashikuar qysh në hartimin e planit këtë shtesë. Por, për çudi, edhe pse ka parashikuar shtesë kati, ka vendosur kushtin që të ruhet i njëjti intensitet ndërtimi, që praktikisht do të thotë se nuk lejohen shtesa në volume. Një gjë e tillë i jep të drejtë kryetarit të ri të Bashkisë të anulojë lejen e ndërtimit që Basha ja ka dhënë vetevtes. P

o ashtu bie në sy fakti se nuk ka raste të tjera në Tiranë, ku të lejohet shtesë kati e një objekti ekzistues të kësaj lartësie, apo të një lartësie më të ulët. Të bësh një shtesë në katin e 13 të një pallati duke qenë kryetar bashkie, do të thotë ti japësh fund çdo debati mbi skrupujt moral dhe mbi mënyrën se si e trajton qytetin si pronë private. Banorët e pallatit që janë komshinj me Bashën, me siguri që do të përjetojnë një periudhë terori derisa Basha të ndërtojë katin e 13 mbi ta, duke dhënë shembullin më të shëmtuar se si ka pasur ndërmend ta zhvillojë Tiranën.

Basha 1

Basha 2

basha 3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu