“Skandali me Grandin”, Prokuroria e Politika pas Pacollit

0
781

Prishtinë –  Politika dhe Prokuroria bejn sikur jan vene në lëvizje pas skandalit Pacolli. Brenda partisë më të madhe të koalicionit, PDK- AKR-, por në PDK- janë shtuar zërat që kërkojnë dorëheqjen e Pacollit nga qeveria dhe ndryshimin e koalicionit. Nga ana tjeter AKR-ja nuk komenton me arsyetimin se gjithçka ka sqaruar lideri i tyre, Behgjet Pacolli. Prokuroria nuk e komenton zyrtarisht rastin, por len të kuptohet se hetimet për rastin e blerjes së Grandit tashmë kanë nisur.

Nga e kaluara në Kosovë. Si athere kur Ligjin bente UNMIK-u ashtu dhe me ardhjen e EULEX-it ne kry të Ligjit esht bere shume zhurm dhe arrestime gjykime por deri sot në Kosovë asnjeri sesht denuar për Korrupcion por pas ca kohe jan lene të lire dhe sefundi jan demeshperblyer nga parat e Taksapaguesve të Kosovës.

Historia e shantazheve mes zyrtarëve të lartë të qeverisë për blerjen e Grandit është shndërruar tashmë në një telenovelë kosovare. Në të, pos Prokurorisë janë përfshirë edhe politikanë që e konsiderojnë njërin prej skandaleve të mëdha korruptive në të cilin janë përfshirë figura qeveritare dhe ka përfunduar dhe me vrasjen e Kreut të AKM-ës Dino Asanaj.

Edhe të hënën Qeveria e Kosovës ka heshtur.Kryeministrit Hashim Thaçi për t’iu shmangur medies ka preferuar të mos dalë para gazetarëve pas takimit me zv.kryeministrin e Kroacisë, Neven Mimica, njofton KTV.

Por kërkesat drejt kryeministrit tashmë janë bërë publike nga eksponentë brenda partisë së tij, PDK-së, që nuk janë të kënaqur me zhvillimet e fundit. Asnjëri nga zyrtarët e lartë të AKR-së, përfshirë edhe Behgjet Pacollin, nuk kanë komentuar zhvillimet.

Ibrahim Gashi, Mimoza Kusari Lila e shefja e Grupit Parlamentar, Myzejene Selmani, nuk kanë dashur të flasin me arsyetimin se këtë e ka sqaruar tashmë Behgjet Pacolli.

I vetmi që nuk është sqaruar për skandalin deri tash mbetet djali i sh- Presidentit, deputeti Ukë Rugova.Pos politikës, në lëvizje është vënë edhe prokuroria por në Kosovë Prokuroria dhe Gjykimet jan bere vetem fars.

Ditë më parë, raportuam për dëshminë e Pacollit dhënë policisë në të cilën akuzonte Astrit Haraqinë, e deputetët Naser Osmani e Ukë Rugova ta kenë shantazhuar në blerjen e Grandit duke i kërkuar rreth 3.6 milionë euro. Të përfolurit kanë mohuar akuzat, duke paralajmëruar padi ndaj Pacollit, kjo dukuri tani 10 vite esht bere e perditshme në Kosovë që akuzave u përgjigjen shkurt se do ngrej padi për genjeshter siq pat then Kryministri i Kosovës Hashim Thaqi në rastin e Senatorit Dick Marty dhe nje gje e till su be kurr, kjo i bije ta frigosh arushen me Def.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu