SKANDALI: PDK’ja, Shefi i EULEX’it dhe zyrtarë të BE’së donin dënimin e Limajt

0
707

Lima

Kështu planifikohej dënimi me çdo kusht i Fatmir Limajt dhe eliminimi i tij nga skena politike

Partia Demokratike e Hashim Thaçit në bashkëpunim me ish-shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt, dhe disa zyrtarë të Brukselit, besohet se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Apelit në shtator të vitit të kaluar që Limaj dhe nëntë të tjerët të akuzuar të rastit “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte.

Dëshmitë që i ka siguruar “Koha Ditore” flasin se dënimin e kryetarit të Nismës e kishte garantuar gjyqtari portugez i EULEX-it, Manuel Soares. Ai ishte kryetar i trupit gjykues.

Soares, madje, u kishte thënë kolegëve të tij të EULEX-it se do ta dënonte Limajn ende pa e marrë lëndën në shqyrtim.

Dënimi i Fatmir Limajt ishte parë si mundësi ideale për prishjen e koalicionit LDK, AAK dhe Nisma.

Denimi i Fatmir Limajt ishte parë si mundësi ideale për prishjen e koalicionit LDK, AAK, NISMA.

Partia Demokratike e Hashim Thaçit në bashkëpunim me ish-Shefin e EULEX’it, Bernd Borchardt, dhe disa zyrtarë në Bruksel, besohet se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Apelit në shtator të vitit të kaluar që Limaj dhe nëntë të tjerë të akuzuar në rastin “Kleçka”, të dënoheshin për krime lufte.

Kjo përpjekje e tyre dëshmohet nga disa shkëmbime e-mailash dhe një denoncim i bërë nga një zyrtar i EULEX’it.

Dëshmitë që i ka siguruar Koha Ditore flasin se dënimin e Kryetarit të NISMA’s e kishte garantuar gjyqtari portugez i EULEX’it, Manuel Soares.

Ai ishe Kryetar i Trupit Gjykues. Soares, madje, u kishte thënë kolegëve të tij se EULEX do ta dënonte Limajn ende pa e marrë lëndën në shqyrtim. Këtë ua kishte thënë në një ndejë, në një klub në Prishtinë, dy zyrtarëve të tjerë të EULEX’it.

Njëri prej tyre që ka shtetësi gjermane, e kishte raportuar në EULEX gjyqtarin portugez, një ditë më vonë.

Pas këtij denoncimi dhe sinjaleve tjera për anshmëri të trupit gjykues ishte ankuar mbrojtja e të akuzuarve. Kishte kërkuar përjashtim të kolegjit. Parashtresa e tyre ishte miratuar nga Kryetari i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.

Shtatorin e vitit të kaluar Gjykata e Apelit ka hapur gjykimin pas ankesës së ish-Prokurorit Maurizio Salustro. Kishte vendosur të ftonte dhjetë dëshmitarë. Limaj dhe të tjerët janë shpallur të pafajshëm dy herë nga shkalla e parë.

Alarmin për njëanshmëri të trupit gjykues dhe ndërhyrjeve politike fillimisht e ka dhënë zyrtari ligjor i EULEX’itqë kishte asistuar trupin gjykuestë drejtuar nga gjyqtari portugez, Manuel Soares. Ai i ka shkruar avokatit të Limajt, Karim Khan. Khan e ka lajmëruar Kryetarin e Gjykatës, Sali Mekaj.

Këto pretendime për njëanshmëri i kanë konfirmuar edhe zyrtarë të lartë të EULEX’it për Kohën Ditore në kushte anonimiteti.

Fillimisht zyrtari ligjor i EULEX’it e kishte njoftuar kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, dhe ndërkohë i kishte shkruar avokatit të Limajt, duke njoftuar se gjyqtari Soares fliste hapur se do ta dënonte Fatmir Limajn.

Mekaj ka konfirmuar të mërkurën se kishte pranuar disa emaile në rrugë jozyrtare. Ato kishte gjetur në zyrë. Ka thënë se nuk i kujtohet përmbajtja. Ka insistuar se vendimi për përjashtim të trupit gjykues nuk e kishte bazuar në këto shkresa, por në arsye tjera ligjore që i ka përmendur në aktvendim.

“Unë i kam gjetur në zyrë ato e-maile dhe nuk e di nga më kanë ardhur. Kur e kam përjashtuar trupin gjykues, kam pasur bazë ligjore që kam theksuar në aktvendim”, ka thënë Mekaj.

“Këtë javë avokati i zotit Limaj shprehu shqetësimin për njëanshmëri të gjyqtarit të procedurës paraprake, z. Manues Soares. Kishte të drejtë në të tijën. Kur ky rast i ishte dhënë zotit Soares, ai para se ta kishte parë dëshminë ka shprehur qartazi qëllimin e tij për ta dënuar Farmir Limajn dhe të tjerët. Në fakt, qëllimi i tij ta përmbyste verdiktin e instancës së parë dhe ta dënonte edhe pa dëgjuar çfarëdo dëshmie. Ai eventualisht ishte i bindur se prej gjyqtarëve të tjerë se duhet të dëgjonte dëshmitarët para se ta bënte një gjë të tillë”,

I akuzuari Fatmir Limaj nuk ka dashur të flasë të mërkurën për këtë rast.

EULEX, ndërkaq, ka thënë se misioni i merr seriozisht të gjitha akuzat në drejtim të stafit.

E-mailin e parë zyrtari ligjor i EULEX’it e ka shkruar më 17 shtator të vitit të kaluar.

“Unë punoj për EULEX’in si zyrtare ligjore. Kam punuar në Gjykatën e Apelit në rastin e Fatmir Limajt”, shkruan zyrtari ligjor.

“Do të doja që identiteti im të mbetej sekret. Kam kërkuar mbrojtjen e nxjerrjes së informacionit, por është refuzuar. Shpresoj se do të mirëkuptoni dëshirën time për të mbetur anonim. Sidoqoftë, por besoj se ajo cfarë do të shkruaj më poshtë do të verifikohet prej të tjerëve”, shkruan më tej.

Gazeta posedon incizimin e këtij zyrtari, ku ai ka kërkuar mbrojtje ligjore për të denoncuar këtë rast.

Por, kjo mbrojtje nuk i është ofruar atij. Rrjedhimisht, ai nuk ka shkruar më tej pos një denoncimi që ka bërë.

“Këtë javë avokati i zotit Limaj shprehu shqetësimin për njëanshmëri të gjyqtarit të procedurës paraprake, z. Manues Soares. Kishte të drejtë në të tijën. Kur ky rast i ishte dhënë zotit Soares, ai para se ta kishte parë dëshminë ka shprehur qartazi qëllimin e tij për ta dënuar Farmir Limajn dhe të tjerët. Në fakt, qëllimi i tij ta përmbyste verdiktin e instancës së parë dhe ta dënonte edhe pa dëgjuar çfarëdo dëshmie. Ai eventualisht ishte i bindur se prej gjyqtarëve të tjerë se duhet të dëgjonte dëshmitarët para se ta bënte një gjë të tillë”, ka shtuar ai.

Këtë e-mail is kishte dërguar edhe avokatit të Fatmir Limajt, Karim Khan. Avokati Khan ia kishte kthyer e-mailin.

“Gjykata e ka shtyrë përkohësisht gjatë kohës së drekës. A keni ndonjë numër telefoni që mund t’ju telefonoj shkurtimisht. Ndryshe, a mund të më telefononi para orës 22 në telefonin tim”, kishte shkruar Khan.

Zyrtari ia kishte kthyer e-mailin duke i thënë se kishte frikë se mos po ndëshkohej nëse do të fliste hapur për këtë çështje dhe do të humbiste punën. Aso kohe ai kishte kërkuar statusin e informatorit. Për këtë arsye besonte se ishte nën vëzhgim.

“Këtu është puna shumë më shumë se sa për krime lufte. Kjo është agjendë e qartë politike. Ky rast ka qenë për të larguar Limajn prej skenës politike”, pretendonte ai.

“Kam një mikeshë në Zyrën e Shefit të Misioneve, që së fundi është shkarkuar nga puna në procesin e redukimit të stafit. Ajo është zemëruar dhe më ka dhënë mua e-mailat ndërmjet shefit të Misionit, Bernd Borcchardt dhe Alexis Hupinit në Zyrën e Operacioneve në Brukse, prej të cilëve bëhet e qartë se qëndrimi i BE’së është të mbështetë ish-Qeverinë e PDK’së”.

Ai shkruante se kjo bie në kundërshtim me atë që thoshte Brukseli zyrtarisht.

“Ata po mundohen të dobësojnë ndikimin e LDK’së, NISMES dhe Fatmir Limajt. Dje ka pasur një duzinë e-mailash ndërmjet Brukselit, që po hetonin Kleçkën. Misioni dhe Brukseli po e shtyjnë fortë që ta qartësojnë bllokadën dhe të sjellin këtë rast në gjykim sa më shpejt që është e mundshme dhe përfundimi që Limaj të dënohet”, shkruan më tej.

“Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nëse duhet të ketë shumicë EULEX’i në ëktë rast. Është e qartë se prej asaj cfarë të tregova se duhet të ketë dy gjyqtarë lokalë. Këshilli Gjyqësor i Kosovës vendos”, shkruan tutje zyrtari.

“KGJK’ja do të duhej të informohej për cfarë të kam treguar ty. Ju gjithashtu duhet të informoni anëtarin e EULEX’it në KGJK, Malcolm Simmons. Ai ka reputacionin e gjyqtarit të drejtë”.

Avokati i Limajt i kishte shkruar këtij zyrtari duke i kërkuar që të udhëtonte në Londër apo Hagë për sigurinë e tij. Kishte kërkuar të bisedonin në Viber apo Skype si linja të sigurta. Por, ai refuzonte për shkak se ishte në pritje të statusit të dëshmitarit.

“Vështirësia është se nëntë persona janë në rrezik të kalojnë jetën në burg dhe duket se procesi i duhur është sakrifikuar në altarin e preferencave politike në Kosovë. Qysh qëndrojnë punët, kam një e-mail anonim që mund të mos jetë i mjaftueshëm për të stopuar keqpërdorimin e drejtësisë”, kishte shkruar Khan.

Khan e kishte lutur sërish të fliste për këtë çështje. I shkruante se Fatmir Limaj dhe tetë të tjerët ishin në rrezik të derisa ai nuk ishte në gjendje të jepte prova për ato që kishte shkruar.

“Ju e keni theksuar se e-malat nga Brukseliqë dëshmojnë paragjykimet e PDK’së dhe një imperativ të qartë për ta hequr Limajn, janë të qasshme dhe në posedim tuajin. Unë kam kërkuar që këto letra elektronike të më dërgohen mua. Unë nuk kam pranuar asnjë e-mail nga ju”, shkruante Khan.

“Unë në mend nuk mund të bëj më shumë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu